Sekretari i Shtetit, John Kerry thotë se Uashingtoni nuk synon për një konfrontim me Moskën lidhur me analistin e zbulimit amerikan Edward Snowden. Siç na njofton korespondenti i Zërit të Amerikës në Departamentin e Shtetit, Scott Stearns, Snowden ndodhet në Rusi për t’iu shmangur arrestimit për zbulimin e sekreteve mbi përgjimin e telefonatave dhe komunikimit në Internet nga qeveria e Shteteve të Bashkuara.