Vitin e kaluar emigrantët shqiptarë dërguan 1.5 miliardë dollarë për familjet dhe të afërmit e tyre në Shqipëri. Nga këto 57 për qind ose rreth 850 milionë dollarë u dërguan përmes operatorëve të transferimit të parave. Por Banka Botërore ngre alarmin se emigrantët shqiptarë po paguajnë haraç të shtrenjtë për të dërguar para tek familjet e tyre dhe sipas saj, kostot e dërgimit të parave në Shqipëri janë më të shtrenjta edhe se në Afrike. Arsyet shtjellohen në një raport zyrtar të Bankës së Shqipërisë.