A kryhen aborte edhe pas afatit të lejuar nga ligji? Një investigim i Fiks Fare ngre pikëpyetje serioze mbi zbatimin e ligjit për ndërprerjen e shtatzënisë në Shqipëri. Bashkëpunëtorët e emisionit paraqiten me një rast të një shtatzënie në javën e 13-të, ndërkohë që ligji lejon abortin vullnetar vetëm deri në javën e 12-të. Në klinikën private, gjinekologia informohet për moshën e shtatzënisë dhe sugjeron përdorimin e një medikamenti për ndërprerjen e saj, duke dhënë edhe udhëzimet për përdorim. Por kur vjen momenti i recetës, ajo refuzon të vendosë firmën dhe vulën e saj.