Shtetet e Bashkuara dhe Turqia do të vazhdojnë presionet, për të mbërritur te dorëheqja e presidentit të Sirisë, Bashar Al Asad. Gjatë takimit me kryeministrin turk, Rexhep Taip Erdoan, në Uashington, presidenti amerikan Barak Obama tha se të gjithë mundësitë, diplomatike dhe ushtarake, po merren në konsideratë.