Siguria ushqimore gjatë festave/ Në Gjirokastër bien blerjet dhe çmimet
25/12/2020 12:21

Në tregun kryesor të qytetit të Gjirokastrës në prag të festave duket se numri i blerësve nuk është i lartë megjithatë çmimet këtë vit janë gati të përgjysmuara në krahasim me vitin e kaluar sipas shitësve të perimeve dhe të frutave ndërsa çmimi i mishit dhe bulmetit është në nivelin e vitit të kaluar megjithatë kemi një rënie të konsiderueshme të fuqisë blerëse. “ Vjet ishte molla 1700 lekë, sivjet 700 deri në 1000 por edhe me 500 gjen. Çmimet janë pothuaj gjysëm për gjysëm. Preshi vjet ishte me 1000 lekë sivjet me 600 ose 700 por nuk ka fuqi blerëse. “ “Këtë vit ka pak rënie nga Covidi por dhe kaq sa thonë njerëzit që ka rënë blerja nuk jam dakord. Njerëzit po konsumojnë. Unë për veten time jam i kënaqur. A janë më të kujdesshëm njerëzit për sigurinë e ushqimit? Patjetër që janë tek unë kanë siguri që vijnë.” Këtë vit po evitohen në maksimum blerjet pranë shitësve ambulantë ndërsa edhe kontrollet gjatë ditëve të fundit janë të shtuara lidhur me sigurinë ushqimore. “ Do festojmë me njerëzit e shtëpisë. Na dhanë dhe nga 50 mijë lekë kështu që po blej ca mish tani. Për sigurinë dimë ku të blejmë, nuk vemi në njerëz të panjohur kështu që jemi të aftë të zgjedhim zarzavatet dhe ushqimet e tjera mjafton të jenë të freskëta.” “ Interesi i dobët por çmimet mirë janë. Në shtëpi do qëndrojmë. Unë dal vetëm për të bërë pazar se ku të vesh në 8.30 mbyllet çdo gjë. Edhe në ditë të tjera mua nuk më lënë fëmijët të dal se jam me diabet” Janë më shumë se 50 kontrolle të kryera në prag të festave për sigurinë ushqimore. Armand Hilaj AKU Gjirokastër: Kemi hasur një sërë problematikash me dokumentacionin e disa subjekteve dhe i kemi paralajmëruar të marrin masa sipas ligjit. Ka 6 subjekte për të cilat janë marrë masa ndërsa kontrollet do vazhdojnë edhe përgjatë festave.” Edhe përgjatë ditëve të festave kontrollet do të jenë të shtuara megjithëse qytetarët do të festojnë në shtëpi për shkak të kufizimeve.

Top News- Vezë drejt eskortës së Ramës/ Arrestohen dy protestues, procedohen nëntë të tjerë
15/11 17:28
Top News- Goditet grupi i trafikut të kokainës/ Sekuestrohen kokainë, mjete luksoze dhe bizhuteri
15/11 15:30
Top Channel/ Historia e përjashtimeve në PS/Spiropali me Ndrecën e çojnë në 14 numrin e të larguarve
15/11 15:02
Top Channel/ Maratona e Tiranës, çmime edhe për grupin e garuesve me aftësi të kufizuara “Wee To”
15/11 14:44
Top News- Maratona e Tiranës mbledh 5800 garues/ Pjesë e garës edhe personat me aftësi të kufizuara
15/11 13:56
Top News- Zhvillohet sot Maratona e Tiranës! Rreth 5,800 pjesëmarrës në garë, rrugët që bllokohen
15/11 12:44
Top Channel/ Kontratat paramartesore/ Mbrojtje apo mungesë besimi? Avokatët: Zgjidh shumë gjëra
15/11 12:14
Top Channel/ Rreziku nga dobësuesit/ FDA ngre shqetësimin për injeksionet: Dëmtojnë shikimin
15/11 12:12
Top Channel/ Protesta, arrestohen 3 persona/ Incidentet të shtunën, 18 të proceduar & 44 të gjobitur
15/11 12:00
Top News- ‘Kush janë këta që na shantazhojnë’/Përplasja e fortë mes Spiropalit dhe Ramës në Asamble
15/11 11:59
Top News- Gjobiten me 500 mijë lekë dy protestues! Tre në pranga, ndëshkohen dhjetëra të tjerë
15/11 11:12
Top News- Gjenden tre automjete të vjedhura, dyshohet se do të përdoreshin për ngjarje kriminale
15/11 10:39
Top News- “Rruga drejt çdo finishi ka sfidat e veta”/ Veliaj mesazh të “koduar” Ramës
15/11 10:39
Top Channel/ Qarkullonte me pushkë dhe 140 fishekë luftarake, arrestohet 17-vjeçari në Tiranë
15/11 10:04
Top Channel/ Vidhnin makina për të kryer krime, policia sekuestron 3 automjete
15/11 09:34
Top Channel/ Mbi 7 orë seancë, lihet në burg drejtori i Spitalit të Fierit
14/11 22:51
Top Channel/ Vdes në aksident “Mjeshtri i Madh”! 3 viktima dhe 5 të plagosur brenda pak orëve
14/11 22:49
Top Channel/ Rama-Spiropalit: U bëre flamingo! Si ja ktheu deputetja (Debati në Asamble)
14/11 22:46
Top Channel/ Gjykata e Fierit lë në burg drejtorin e spitalit Arben Voja dhe dy të tjerë
14/11 21:18
Top Channel/ Viza britanike me mashtrime! BBC zbulon skemën e falsifikimit të talenteve
14/11 19:57