Si u vra Kastriot Reçi/ Snajperisti i përgatitur u fsheh në ndërtesën përballë
08/01/2020 15:41

Pasi policia ushtroi kontroll në dhjetëra banesa në qytetin e Rrëshenit, pas ngjarjes ku mbeti i vrarë Kastriot Reçi, burime thanë për Top Channel, se vrasësi përpara se të kryente ekzekutimin me snajper, ka shkuar në katin e fundit të një pallati, i cili ishte i pabanueshëm. Ai e ka hapur derën me forcë dhe ka qëndruar deri sa ka kryer vrasjen, por e paqartë për grupin hetimor është se sa kohë ka qëndruar autori në atë banesë. Megjithatë, grupi hetimor shpreson që të dal në konkluzione, pasi pas kqyrjes së detajuar të banesës së braktisur, janë gjetur disa gjurmë biologjike, ekspertiza e të cilave do të kryhet pranë Institutit të Policisë Shkencore. Prokuroria ka sekuestruar të gjitha kamerat e sigurisë në qytet, ku në dy prej tyre ka filmime me interes për hetimin, që lidhen me identifikimin dhe zbulimin e dy mjeteve por edhe të një personi. Autori i kësaj ngjarjeje, që kreu ekzekutimin me snajper, dyshohet se është një qitës i përgatitur dhe me preçezion të lartë. Kastriot Reçi u ekzekutua me vetëm një plumb në pjesën e kraharorit, sapo doli nga lokali i tij, në qendër të qytetit. Reçi, njihej për profilin e tij të lartë në qytetin e Rrëshenit, si biznesmen, ku deri në vitin 2018 ka qenë edhe aksioner në televizioni lokal “M+”. Viktima njihet si person me shume probleme si edhe për lidhjet e tij që ka pasur në fushën e drogës. Ndërkaq, në Rrëshen zbarkuan hetues të departamentit të krimeve të rënda, e po ashtu janë marrë në pyetje disa persona, mes tyre edhe dëshmitarë të ngjarjes. Pista e vetme ku është përqendruar grupi hetimor, vazhdon të mbetet ajo e hakmarrjes. Dy vite me parë, në Romë të Italisë, u vra vëllai u vra vëllai i Kastriot Reçit, Gasper Reçi. Dyshimet për vrasjen e këtij te fundit, lidhen më vrasjen e ish zyrtarit të OSHEE, në Rrëshen, Sajmir Jaku. Pas vrasjes së Gasper Reçit, në Belgjikë ndodh një tjetër vrasje. Viktimë mbetet Kreshnik Gjini, nipi i Sajmir Jakut. Dyshimet e policisë belge ishin se vrasësit ishin shqiptare dhe krimi u krye për gjakmarrje. Ndërkaq në gusht të vitit të kaluar, në Rrëshen u vra edhe Armand Gjini i njohur ndryshe si Tonin Gjini. Më herët ky i fundit i kishte shpëtuar një atentati me tritol. Për të gjithë personat që kanë informacione të vlefshme për autorin, në dispozicion nga policia janë vënë 2 milionë lekë.

Top News- Arrestohet shqiptari në Kakavijë. Kërkohej nga Zvicra për trafik droge dhe pastrim parash
13/11 17:54
Top Channel/ BE paralajmëron për kurthin rus/ Kallas kërkon armëpushim në Ukrainë
13/11 16:16
Top Channel/Koreja e Veriut vjedh 400 mln $/ FBI:Hakerët e Phenianit përdorën video-thirrje të rreme
13/11 16:13
Top Channel/ Rindizet konflikti në Lindjen e Mesme: Irani sulmon radarin e SHBA-së në Bahrein!
13/11 16:10
Top Channel/ Homazh për Ibrahim Tukiçin. 100-vjetori i lindjes së tenorit të madh
13/11 16:10
Top Channel/ Moti i keq godet veriun e vendit. Pa energji Kukësi, përroi bllokon rrugën në Theth
13/11 16:02
Top Channel/ Rruga e shkatërruar në Kukës. Aksi Mamëz-Surroj-Arrën mes gropave dhe baltës
13/11 16:01
Top Channel/ 100 mijë shqiptarë me diabet, 50 mijë të padiagnostikuar. 10 mijë raste të reja në vit
13/11 16:01
Top Channel/ Pagat rriten nga mungesa e stafit. Banka e Shqipërisë: Emigrimi po zbraz tregun e punës
13/11 15:48
Top Channel/ Strehim social për 7 mijë familje.Miratohet në komision projektligji për kreditë e buta
13/11 15:45
Top Channe/ Ky është bosi shqiptar i kokainës, e ka frikë mafia italiane, jetë luksi në Dubai me…
13/11 15:40
Top News- Bllokoi pagat e magjistratëve, sekretari i Financave thirret në SPAK: Zbatova ligjin!
13/11 15:33
Top Channel/ Kapen me armë dhe të dehur. Dy të rinj nga Thumana i bëjnë rezistencë policisë
13/11 15:23
Top Channel/ Mbetjet e Kurum, 6 në gjyq. Hetimet e 2816 tonëve mbetje të rrezikshme, drejt fundit
13/11 15:18
Top Channel/ 7 zarfe me para në shtëpinë e Vojës. Sekuestrohen mijëra euro në banesën e drejtorit
13/11 15:15
Top Channel/ SPAK heton pagat e gjyqtarëve. Një zyrtare e Thesarit pretendon kërcënim
13/11 15:13
Top News- 150 mijë euro të padeklaruara/ Kapen në kufirin Kosovë–Shqipëri në Vërmicë
13/11 15:02
Top Channel/ Lëvizte me taksi i armatosur me pistoletë, arrestohet në Tiranë një 30-vjeçar
13/11 14:07
Top News – Asambleja ‘e zjarrtë’ e PS / Rama mbledh partinë, por do diskutohet edhe për qeverinë
13/11 13:55
Top News- Kallëzohet drejtorja e burgjeve! Veliaj padit për shpërdorim detyre Sadleva Bodon
13/11 13:38