Në përgjithësi mediat greke kanë pasqyruar me korrektesë vizitën e kryeministrit Rama në Turqi. Agjencia shtetërore e lajmeve bën me dije se “Pala shqiptare nuk lëshoi një deklaratë mbi vizitën, por u bë e njohur se ajo u zhvillua me ftesë të Presidentit turk Rexhep Tajip Erdogan. Është një delegacion i qeverisë shqiptare i kryesuar nga kryeministri shqiptar qe po bën një vizitë zyrtare dy-ditore në Ankara. Në ditën e saj të parë sot, ai u prit nga Presidenti Erdogan në Pallatin Presidencial, ndërsa u nënshkruan tre marrëveshje në fushat e shëndetësisë, kulturës dhe infrastrukturës. Pala turke u premtoi zyrtarëve shqiptarë se një degë e Politeknikut të Ankarasë së shpejti do të hapet në Tiranë.”