Si të blini libra online? Këtë vit Panairi i Librit nuk mbahet në mënyrën tradicionale
13/11/2020 15:39

Te gjithe ju jeni në ditët e duhura për të bërë blerjen e librave online nëpërmjet Panairit të Librit. Aplikacionit të mundësuar nga Top Channel në App Store dhe Play Store. Një aplikacion që kushdo nga ju mund ta ketë në celularin tuaj ashtu sikurse unë e kam. Do të bëj dy blerje për ditën e sotme dhe këto do t’i tregoj edhe për ju. Unë do të kërkoj dy autoret e mi të preferuar, Milan Kundera, me “Valsi i Lamtumirës”. Po e përzgjedh si librin tim të preferuar. Tani po kërkoj nobelistin Kazuo Ishiguro dhe po përzgjedh një libër për të cilin kam lexuar shumë kritika pozitive dhe për më tepër miqtë e mi ma kanë këshilluar. Sapo përzgjodha librat e mi të preferuar në shportë, por para se të bëj blerjen duhet të kem një llogari, e cila krijohet shumë lehtë, nëpërmjet emrit të plotë dhe një adrese emaili. Pasi unë e kam kryer këtë proces po vendos adresën në të cilën do të më vijnë porositë. Unë po zgjedh adresën e punës, zyrat e Top Channel në Kashar, duke qenë se një pjesë të mirë të kohës e kaloj këtu. Pasi kam kryer të gjitha këto procedura nuk më mbetet gje tjetër, përveçse të përfundoj porosinë, e cila do të mbërrijë brenda 24 orëve në adresën që unë vendosa. Këto ishin zgjedhjet e mia për sot, por secili nga ju mund të bëjë zgjedhjet e veta. Kjo nëpërmjet aplikacionit Panair I Librit. Zgjidhni titujt tuaj të preferuar.

Top Channel/ Çmimi “Lumo Skëndo” 2025, hapet edicioni i pestë, në garë veprat më të mira
27/02 19:59
Top Channel/ Lamtumirë Zhani Ziçishti! Homazhe në Korçë për aktorin e njohur të teatrit dhe filmit
26/02 12:28
Top Channel/ Ligji i ri për industrinë audiovizuale, synohet dhe forcimi i grave në kinematografi
26/02 11:26
Blindohet Shqipëria dhe Kosova, nis prodhimi i municioneve, çmendet Serbia | Breaking
25/02 13:19
Top Channel/ Ekspozita e kishave të Korçës. Një dekadë kërkimi për historinë e kishave ortodokse
24/02 15:30
Top Channel/ Mrekullitë e Arbërisë! Vijnë nga UNESCO në skenën eTKOB
23/02 15:45
Top Channel/ “Lakuriq”, si harta e shpirtit! Ekspozita që eksploron trupin dhe frikën nga AI
23/02 12:29
Top News- Çahet asfalti, rruga ndahet më dysh në Vlorë/ Rrezik për mjetet
22/02 15:22
Top Channel/ Katër vite “Dua Librin”, nga një ide mes miqsh, në një komunitet me 100 anëtarë
22/02 12:35
Top Channel/ “Udha e Kryqit” në Rrjoll/ Riti i Kreshmëve mes lutjes dhe protestës së banorëve.
21/02 15:37
Top Channel/ “Amaneti i Tylit”/ Premiera në Teatrin “Migjeni” rikthen humorin dhe duartrokitjet
21/02 12:31
Top Channel/ Jeta mes internimit dhe artit! Lekë Tasi nderohet për rezistencë
18/02 20:01
Top Channel/ “Mos e taksoni librin”! Autorët kundër TVSH 6%, kërkojnë formalizim të tregut
16/02 15:29
Top Channel/ Karnavalet në Shkodër/ Mbyllet festa tradicionale e qytetit, shiu nuk e ndali paradën
15/02 15:13
Top Channel/ “Loja e fundit”, komedi për famën, Kiara dhe Luizi rrëfejnë sfidat në epokën digjitale
13/02 12:33
Top Channel/Në jetë për Arkeologjinë, në 85-vjetor Neritan Ceka zbulon projektet e reja arkeologjike
13/02 12:29
Top Channel/ “Lin Delija, arti konkret i shpirtit”! Konferencë për krijimtarinë e piktorit të njohur
02/02 20:04
Top News – Angjelin Preljocaj magjeps Parisin / Rikthen baletin ikonik me një brez të ri balerinësh
02/02 14:08
Top Channel/ Lamtumira për Fitim Makashin/ Aktori i njohur u nda nga jeta në moshën 82-vjeçare
01/02 15:19
Top Channel/ Rajmonda Bulku për Fitim Makashin: Shpirt i pastër dhe luftarak në heshtjen e tij
01/02 13:53
DIGITALB DIGITALB