Si gënjeu Berisha për “21 Janarin”/ Tha se vrasjet u kryen me çadra pistoletë, kishte armë e tritol
21/01/2021 15:23

Protesta e 21 janarit të vitit 2011 për ata që e jetuan ka lënë gjurmë të jashtëzakonshme. Veçanërisht për ata që ishin në radhë të parë të asaj revolte që shpërtheu nga një video regjistrim të një bisede për pazare korrupsioni. Për katër familje ajo nuk do harrohet kurrë për shkak se të afërmit e tyre humbën jetën. Por edhe për ata që u plagosën. Por kjo ngjarje ka lënë gjurmë të thella edhe tek politikanët. Këtë herë po marrim në analizë Ish kryeministrin Sali Berisha. Që në orët e para të pas protestës, Berisha me bindjen më të plotë gënjeu nga pozita të larta institucionale. Ja gënjeshtra e parë! Berisha: Ka të dhëna se kishte tritol, kallashnikov dhe çadra pistoletë. Deri vonë ai i qëndroi gënjeshtrës së tij se nga ana e demonstruesve është hedhur tritol kundër forcave të rendit dhe gardës. Ai akuzoi për grusht shteti edhe ish presidentin topi, drejtuesen e prokurorisë së përgjithshme, për të cilët kishte një koment shumë fyes. Por të gjitha këto deklarime duket se ishin për të justifikuar vrasjet në bulevard. Ai deklaronte se vrasjet u bënë nga vetë protestuesit. Hetimet treguan se protestuesit ishin vrare me armët e gardës se republikës, një prej tyre e përdorur edhe nga vete drejtuesi i gardës, Ndrea Prendi. Kjo genjeshter ne ate kohe pretendohej te shitej si e vërtete por pamjet filmike nga te gjitha këndet treguan se vrasjet u kryen nga garda. Ndërsa ekspertiza e armeve tregoi se vrasjet ishin tentuar te fshiheshin nga ana e drejtuesve te gardës te cilet kishin manipuluar provat e krimit. Per te fshehur gjurmët e krimit, me bekimin direkt te Kryeministrit duket se është bere edhe fshirja e pamjeve filmike nga sistemi i kamerave te kryeministrisë. Për të mbështetur këtë gënjeshtër edhe mjekët e spitalit ushtarak u detyruan të gënjejnë. Tritoli, kallashnikovët, çadrat pistoletë nuk u gjetën kurrë megjithëse Berisha me bindje të plotë deklaronte se kishte prova, por koha tregoi se Berisha po gënjente për të justifikuar vrasjet.

Top News- Goditet grupi i trafikut të kokainës/ Sekuestrohen kokainë, mjete luksoze dhe bizhuteri
15/11 15:30
Top Channel/ Historia e përjashtimeve në PS/Spiropali me Ndrecën e çojnë në 14 numrin e të larguarve
15/11 15:02
Top Channel/ Maratona e Tiranës, çmime edhe për grupin e garuesve me aftësi të kufizuara “Wee To”
15/11 14:44
Top News- Maratona e Tiranës mbledh 5800 garues/ Pjesë e garës edhe personat me aftësi të kufizuara
15/11 13:56
Top News- Zhvillohet sot Maratona e Tiranës! Rreth 5,800 pjesëmarrës në garë, rrugët që bllokohen
15/11 12:44
Top Channel/ Kontratat paramartesore/ Mbrojtje apo mungesë besimi? Avokatët: Zgjidh shumë gjëra
15/11 12:14
Top Channel/ Rreziku nga dobësuesit/ FDA ngre shqetësimin për injeksionet: Dëmtojnë shikimin
15/11 12:12
Top Channel/ Protesta, arrestohen 3 persona/ Incidentet të shtunën, 18 të proceduar & 44 të gjobitur
15/11 12:00
Top News- ‘Kush janë këta që na shantazhojnë’/Përplasja e fortë mes Spiropalit dhe Ramës në Asamble
15/11 11:59
Top News- Gjobiten me 500 mijë lekë dy protestues! Tre në pranga, ndëshkohen dhjetëra të tjerë
15/11 11:12
Top News- Gjenden tre automjete të vjedhura, dyshohet se do të përdoreshin për ngjarje kriminale
15/11 10:39
Top News- “Rruga drejt çdo finishi ka sfidat e veta”/ Veliaj mesazh të “koduar” Ramës
15/11 10:39
Top Channel/ Qarkullonte me pushkë dhe 140 fishekë luftarake, arrestohet 17-vjeçari në Tiranë
15/11 10:04
Top Channel/ Vidhnin makina për të kryer krime, policia sekuestron 3 automjete
15/11 09:34
Top Channel/ Mbi 7 orë seancë, lihet në burg drejtori i Spitalit të Fierit
14/11 22:51
Top Channel/ Vdes në aksident “Mjeshtri i Madh”! 3 viktima dhe 5 të plagosur brenda pak orëve
14/11 22:49
Top Channel/ Rama-Spiropalit: U bëre flamingo! Si ja ktheu deputetja (Debati në Asamble)
14/11 22:46
Top Channel/ Gjykata e Fierit lë në burg drejtorin e spitalit Arben Voja dhe dy të tjerë
14/11 21:18
Top Channel/ Viza britanike me mashtrime! BBC zbulon skemën e falsifikimit të talenteve
14/11 19:57
Top Channel/ E shtunë e përgjakshme, 3 viktima e 5 të plagosur në rrugë
14/11 19:49