Pas 14 orësh diskutime buxheti i vitit 2027 u miratua në parim vetëm nga votat e socialistëve, për tu rikthyer në tavolinat e deputetëve në diskutimin nen për nen. Nga ulja e taksave për ushqimet dhe karburantet, tek rritja e pensioneve dhe bursave për studentët, kryeministri Edi Rama prezantoi buxhetin prej 10 miliardë eurosh duke vënë theksin se ky buxhet ka si filozofi përmirësimin e hendekut mes atyre që kanë shumë dhe atyre që kanë shumë më pak.