Shtypi britanik i së dielës shkruan se kryeministrja Theresa May mund të jetë duke planfikuar zgjedhje të reja të përgjithshme në muajin qershor, ndërkohë që ajo premton se do të luftojë për Britaninë gjatë bisedimeve të javës së ardhshme në Bruksel me udhëheqësit evropianë për marrëveshjen e Brexit-it.