Shtyhet edhe 30 ditë kontrolli teknik i automjeteve, ligji po vonohet në Kuvend
02/04/2021 15:38

Vonesat e Kuvendit për miratimin e ri të kodit rrugor, kanë bërë që në rrugët e Shqipërisë të qarkullojnë me mijëra automjete të pa-kolauduara. Ky proces ka ndaluar që prej muajit janar dhe situata do të vazhdojë e njëjtë edhe gjatë muajit prill. Por çfarë nënkupton kjo? Nuk është vetëm marrja e një vule në lejen e qarkullimit që shoferët i shpëtojnë gjobave, por prej tre muajsh nuk funksionon rregullatori shtetëror që duhet të ndalojë lëvizjen e automjeteve në një gjendje të keqe teknike apo që shkaktojnë ndotje. Që prej muajit janar, shoferët vetëm me këtë vulë mund të lëvizin edhe me makinën e pa-kolauduar. Por si bëhet kjo shtyrje e kolaudimit? Përgjigjen e japin vet drejtuesit e automjeteve. “Po duhet të vish pranë drejtorisë rajonale dhe të marrësh një vulë ne lejen e qarkullimit dhe me atë nuk të vendosin gjobë. Pra kolaudimin as policia rrugore nuk e kërkon më. Kërkon vetëm siguracionin”. Tashmë nëse dikujt i ka mbaruar afati i vlefshmërisë prej 3 muajsh shtyrje në datë 1 ose 2 prill apo edhe kolaudimi nëse e ka bërë në prill të 2020-ës, do të duhet që të paraqiten në drejtoritë rajonale të transportit, për të marrë një tjetër vulë me një shtyrje një mujore. Bllokimi i procesit të kolaudimit erdhi pasi që prej datës 1 janar të këtij viti, kontrolli teknik kaloi nga kompania private SGS përsëri shtetit pas 11 vitesh. Ndërkaq, ndryshimet e reja të kodit rrugor që pritet të miratohen parashikojnë që mjetet e reja në 3 vitet e para nuk do të kryejnë kolaudimin, mjetet e përdorura do ta kryejnë atë çdo 2 vjet nga çdo vit që është aktualisht, ndërsa taksitë, ambulancat dhe autobusët do të bëjnë kolaudimin një herë në vit, nga çdo 6 muaj që parashikonte ligji aktual. Ky ndryshim parashikon edhe ashpërsim të gjobave për drejtuesit e automjeteve, për përdorim të alkoolit, celularit, mos vendosje të rripit apo edhe tejkalim të shpejtësisë.

Top Channel/ Protesta në ditën e 20-të. Të rinjtë marshuan nga Ministria e Arsimit te Kryeministria
01/11 23:07
Top Channel/ “Gen Z” shkund Europën. Molotovë dhe përplasje me policinë nga Franca në Gjermani
01/11 23:05
Top Channel/ Trafik i rënduar në Balldren-Milot. Fundjava sjell sërish radhë e kaos në qarkullim
01/11 22:20
Top Channel/ Aksident i trefishtë në Lushnje. Nga përplasja e mjeteve në seri u bllokua edhe rruga
01/11 22:16
Top Channel/ Iliana Yotova, fiton në Bullgari. Mund rivalin pro-perëndimor
01/11 22:15
Top Channel/ Tragjedia që përmbysi pushtetin. Në Novi Sad kërkohet vënia e drejtësisë
01/11 22:14
Top News- “Mund të qëndrojë sa të dëshirojë”, Trump del në krah të senatorit brazilian në arrati
01/11 21:30
Top News- Putin gati të flasë me Zelenskyn! Zbulohet si mund të nisin negociatat për fundin e luftës
01/11 21:15
Top Channel/ Aksident i shumëfishtë në Lushnjë, një automjet i përmbysur në rrugë, tre të lënduar
01/11 20:56
Top New- Fundjava ‘paralizon’ aksi Balldren-Milot, kolona kilometrike automjetesh
01/11 20:45
Top News- “Do t’ju godasim kudo në botë!”, Irani kërcënon SHBA-në dhe Izraelin, nxjerr ushtrinë
01/11 20:35
Top News- Shpërthen Erion Braçe- Jo, nuk është e vërtet që biznesi vogël do paguajë taksë
01/11 20:31
Top Channel / Portreti i veçantë i gruas shqiptare. Abazi përdori 4 mijë metra fije, 13 mijë thumba
01/11 19:59
Top Channel / SHBA, ethe para zgjedhjeve. 52 milionë vota paraprake. Fushata 11.6 mld dollarë
01/11 19:54
Top Channel / Kosovë, vret djalin dhe mbesën. Arrestohet 65-vjeçari, nuk dihen shkaqet
01/11 19:52
Top Channel / Rama: Administrata do monitorohet. Prezanton “Pasqyrë Albania”
01/11 19:43
Top Channel / Mielli, AKU mangësi në kontrolle. Raporti i KLSH: U importuan 2.1 mln tonë drithëra
01/11 19:35
Top Channel / Buka, ekspertët ngrenë alarmin: Produkt i cilësisë së ulët, bëhet me ngjyrues
01/11 19:32
Top Channel/ Fluks i lartë automjetesh, trafik i rënduar në aksin Balldren-Milot
01/11 18:55
Top News- Berisha përmend “Pranverën Arabe”, çfarë po paralajmëron kreu demokrat?
01/11 18:15