Në të gjithë botën kemi parë këto ditë sesi kafshët dhe shpendët janë rikthyer në hapësirat e uzurpuara nga njerëzit. Nuk bën dallim as Shqipëria. Vëzhgimi i florës dhe faunës së zonave të mbrojtura Karaburun -Sazan ka treguar se kemi një shtim të specieve. Karantinimi i njerëzve dhe ndërprerja e veprimtarisë së njeriut ka bërë që flamingove në lagunën e Nartës t’u rikthehet qetësia, çka u siguron kushte optimale për ushqyerje dhe riprodhim.