Shtigjet në harta digjitale/ Studentët në Gjirokastër do t’i përdorin për vizitorët
08/03/2021 12:24

Shtigjet natyrore që përshkohen me këmbë janë mënyra të reja për të eksploruar natyrën në fundjavë. Studentë të udhë-rrëfimit turistik në Gjirokastër janë duke regjistruar në harta dixhitale shtigje që do të përdorin vetë ata më pas për të guiduar vizitorë. Ata përshkuan këtë fundjavë shtegun drejt parkut arkeologjik të Antigonesë, një nga sitet kryesore të historisë antike dhe natyrës i arritshëm lehtësisht nga qyteti i Gjirokastrës. ” Ishte shumë interesante dhe e bukur. Rruga ishte pak e vështirë sepse ne vendosëm që ta ngjisnim me këmbë por ishte një eksperiencë e mrekullueshme.” “ I gjithë territori ka shtigje që janë të mundura edhe për ata që nuk kanë eksperiencë në ecje. Presim që të kemi mundësinë të guidojmë shumë vizitorë këtë sezon” Pandemia e goditi seriozisht sektorin e turizmit dhe një prej profesioneve që ndërpreu tërësisht aktivitetin ishte ai i udhërrëfyesve turistikë. Shumë guida u detyruan të kërkojnë mundësi punësimi jashtë sektorit. Këta të rinj që janë në prag të diplomimit megjithatë po punojnë për sezonin dhe shpresojnë që kjo verë t’ju japë një shans për të testuar veten dhe dijet e fituara. Parku i Antigonesë, siti i Adrianopolit, Melanit, Paleokastrës, shtigjet drejt urave të periudhës së Ali Pashës, kalatë dhe manastiret mesjetare janë mes mundësive të reja të kësaj vere në Gjirokastër. Përzgjedhja e tyre nga vizitorët përveçse zbavitje është një mundësi për të mbështetur guidat lokale dhe komunitetet që e kanë të lidhur mbijetesën e tyre me turizmin.

Top News- Gjenden tre automjete të vjedhura, dyshohet se do të përdoreshin për ngjarje kriminale
15/11 10:39
Top News- “Rruga drejt çdo finishi ka sfidat e veta”/ Veliaj mesazh të “koduar” Ramës
15/11 10:39
Top Channel/ Qarkullonte me pushkë dhe 140 fishekë luftarake, arrestohet 17-vjeçari në Tiranë
15/11 10:04
Top Channel/ Vidhnin makina për të kryer krime, policia sekuestron 3 automjete
15/11 09:34
Top Channel/ Mbi 7 orë seancë, lihet në burg drejtori i Spitalit të Fierit
14/11 22:51
Top Channel/ Vdes në aksident “Mjeshtri i Madh”! 3 viktima dhe 5 të plagosur brenda pak orëve
14/11 22:49
Top Channel/ Rama-Spiropalit: U bëre flamingo! Si ja ktheu deputetja (Debati në Asamble)
14/11 22:46
Top Channel/ Gjykata e Fierit lë në burg drejtorin e spitalit Arben Voja dhe dy të tjerë
14/11 21:18
Top Channel/ Viza britanike me mashtrime! BBC zbulon skemën e falsifikimit të talenteve
14/11 19:57
Top Channel/ E shtunë e përgjakshme, 3 viktima e 5 të plagosur në rrugë
14/11 19:49
Top Channel/ Protesta bllokon rrugët.Thirrje e djegie koshash. PD nuk bashkohet
14/11 19:47
Top Channel/ Shqipëria drejt traktatit me BE, Rama: Në vitin 2027 nisim përgatitjet
14/11 19:45
Top Channel/ Rama ndryshon drejtuesit e PS, Demo dhe Koçiu në Tiranë
14/11 19:43
Top Channel/Dy të rinj përpiqen të shembin me forcë një derë te Kryesia e Kuvendit, e godasin me…
14/11 18:57
Top Channel/ Nga mbledhja te Rruga e Durrësit tek djegia e kazanëve, çfarë ndodhi në Protestë dhe…
14/11 18:53
Top Channel/ Protesta në Tiranë, dy djem të vegjël pozojnë mbi një stol në mes të unazës, bllokohet…
14/11 18:11
Top Channel/ Protesta në Tiranë, policia blindon Kryesinë e Kuvendit, protestuesit tentojnë…
14/11 18:04
Top Channel/ Protestuesit thyejnë tabelat në Tiranë, hedhin kapsollë dhe ngjiten mbi…
14/11 17:15
Top Channel/ Protesta në kryeqytet, bllokohet unaza, protestuesit hedhin kapsolla dhe shkatërrojnë…
14/11 17:13
Top Channel/Protesta në Tiranë, policia dhe autobotet e ujit ndjekin nga pas protestuesit, digjen…
14/11 17:11