Shtatori plot diell tërheq në plazhet e Adriatikut jo vetëm pushuesit ditorë, po dhe mjaft turistë të huaj që kanë mbërritur në mënyrë të pavarur dhe po shijojnë pushimet në plazhin e madh të Durrësit. ‘Jam nga Maqedonia, por u zhvendosa në Cikago 25 vjet më parë. Së bashku me gruan time të re po festojmë këtu një fillim të ri në jetën tonë. U takuam 30 vite më parë po jeta na ndau për t’u bashkuar sërish. Jam i befasuar nga mikpritja shqiptare. Është bukur, shumë bukur. Kur të kthehem në ShBA do t’i tregoj të gjithëve që të vijnë këtu. Unë do të kthehem sërish.”