Shqiptarët jashtë vendit, mund të deklarojnë online adresën ku banojnë
04/12/2020 15:58

Ministri i Brendshëm Sandër Lleshaj bëri një inspektim në Drejtorinë e Përgjithshme të Gjendjes Civile për të parë nga afër demonstrimin e vënies online të shërbimit për vetëdeklarimin e adresës për shtetasit shqiptarë në migracion. Ministri Lleshaj theksoi se ky shërbim i ri do t’u japë mundësi shtetasve për të përfituar nga shërbimet që ofrohen online dh për të marrë pjesë në zgjedhje. Me këtë rast Lleshaj nënvizoi gjithashtu që shërbimet online kushtëzohen me pasjen e një karte ID të vlefshme. Shtetasve që u ka skaduar karta, nuk do t’u ofrohen shërbimet e e-Albania, edhe pse kanë tashmë një NID. Ministri tha se në zgjedhjet e ardhshme do të bëhet identifikimi biometrik i votuesve, ndaj shtetasit duhet të kujdesen që të kenë një kartë të vlefshme, pa të cilën nuk mund të votojnë. “Po tregojmë shërbimin e ri që kemi hedhur online, në bashkëpunim me AKSHI-n, DPGJC dhe e-Albania për deklarimin e adresës së shtetasve shqiptarë që jetojnë jashtë Republikës së Shqipërisë”, tha Drejtori i Sistemeve Informatike, Vangjush Stavro. Në fillim shtetasi duhet të identifikohet në e-Albania me kredencialet e tij. Pasi identifikohet, thjeshtë duhet të kërkojë për shërbimin përkatës: “Deklarimi i adresës jashtë vendit”. Duke vendosur disa fjalë kyçe mund të dalë shërbimi – Deklarimi i adresës; shtypim butin “Përdor” për të shfrytëzuar këtë shërbim; krijojmë një aplikim të ri. Siç do të shihni edhe vetë, shumë thjesht duhet të plotësojë shtetin ku banon, kodin postar, qytetin, rrugën dhe numrin e ndërtesës ku shtetasi banon. Gjithashtu më poshtë mund të vendosë elementë shtesë, në qoftë se është për të gjetur adresën, – janë me zgjedhje shtetet. Më poshtë mund të zgjidhni edhe anëtarët e familjes, me të cilët ndodhet në adresë, kështu që adresa përditësohet për të gjithë anëtarët e familjes së tij, gjithmonë për ata që ka në certifikatën familjare. Ka edhe një seksion me “shënime” dhe në fund, gjë që është shumë e rëndësishme, – duhet të ngarkojë një foto, të një dokumenti, që vërteton adresën, që mund të jetë, psh., fatura e dritave, e ujit ose një kontratë qiraje.

Top Channel/ Marrëveshje universitare me Ukrainën, bashkëpunim me institucionet arsimore në Kiev
16/07 19:55
Top News – Universiteti Mesdhetar mbledh rrjetin Alumni/ Çmime për ish-studentët e suksesshëm
16/07 19:08
Top News- Turisti çek vjedh makinën në Durrës dhe ja mbath në Tiranë, kamerat e nxjerrin zbuluar
16/07 18:00
Top Channel/ Riaktivizohet zjarri në masivin pyjor të Drenovës
16/07 17:22
Top News- Arrestohen vëllezërit në Memaliaj, Kultivuan 137 bimë kanabisi në një zonë të pyllëzuar
16/07 17:20
Top News- Nxjerrja e informacioneve sekrete, SPAK ndalet në zyrat e Interpol Tirana
16/07 16:50
Top Channel/ 200 mijë euro pengmarrje e tendera! Si u zbulua ngjarja
16/07 15:41
Top Channel/ IKMT zbarkon në Lezhë, aksion për hapësirat publike
16/07 15:22
Top Channel/ Berisha mbron Gjelin, sulmon SPAK: Rama, luftë për ta shkarkuar
16/07 15:17
Top Channel/ Rama nxjerr hartën: Në 5 ditë, 787 aplikime për Paketën e Maleve
16/07 15:16
Top News- Berisha: BE, jo aleancë me autokracinë! Rama dhe Vuçiç jo të interesuar për integrimin
16/07 15:16
Top Channel/ Gjendet pa jetë i moshuari në një përrua në Elbasan, dyshohet se…
16/07 14:25
Top Channel/ I tregonte turistit si të hidhte mbeturina nga makina, Kozaku shoqërohet në polici!
16/07 14:19
Top News -Rama me helikopter në Vlorë, kryeministri tjetër vizitë në qytetin bregdetar
16/07 14:01
Top News-U bë fantazmë për 20-vite, shqiptari e pëson në aeroport/Rezulton kreu i trafikut të drogës
16/07 13:06
Top News- Zbardhet misteri i rrëmbimit dhe ekzekutimit në Mat, policia jep detajet
16/07 13:05
Top News- Bashkitë ulin investimet, por ku u shpenzuan më shumë lekë nga buxheti
16/07 12:48
Top Channel/Aksion për hapësirat publike në Lezhë, IMT në terren për evidentimin e objekteve pa leje
16/07 12:44
Top Channel/ E rrëmbyen dhe i morën jetën për drogë, zbardhet eliminimi i 23-vjeçarit Renis Dobra
16/07 12:44
Top News- Shtyhet gjyqi për Paplekajn, ish-efektivi I forcave RENEA kërkon lirimin
16/07 12:23