Shqipëria mori sot zyrtarisht Kryesimin e Presidencës së OSBE-së për vitin 2020. Në Bratislavë së bashku me kryeministrin Edi Rama ishte dhe ministri i Jashtëm në detyrë Gent Cakaj. Rama u shpreh se është një përgjegjësi e madhe drejtimi i kësaj organizate ndërkombëtare të dorës së parë, por edhe mundësi e jashtëzakonshme për ta bërë Shqipërisë të shkëlqejë në krye të punëve të mëdha e të sfidave të posaçme të OSBE.