Shqipëria importoi më shumë ilaçe/ Nga nisja e pandemisë janë blerë 137 milionë euro ilaçe
18/11/2020 15:46

Pandemia Covid-19 ka rritur në nivele rekord importin e ilaçeve gjatë muajit tetor, pasi sipas Institutit të Statistikave importi i barnave arriti vlerën e 2.7 miliardë lekëve ose rreth 22 milionë euro. Që prej nisjes së pandemisë në mesin e muajit Mars e deri në fund të muajit të kaluar Shqipëria ka importuar në total 17 miliardë lekë, ekuivalente me 137.2 milionë euro, rreth 1 miliardë lekë më shumë se kundrejt një viti më parë. Pasiguritë në rritje për virusin e ri nxitën kompanitë farmaceutike që të importonin më shumë ilaçe kryesisht gjatë muajve të parë të përhapjes së koronavirusit në vend. Përhapja e virusit ka gjatë kësaj periudhe ka shtuar ndjeshëm kërkesën për antibiotikë, vitamina kryesisht për atë C dhe D, teksa konsum në rritje ka pasur edhe për medikamente të tjera si kortizonikët apo antikoagoulantët që përdoren masivisht nga të prekurit me Covid-19. Sa i takon vendeve drejt të cilave Shqipëria ka eksportuar më shumë medikamente gjatë muajit të kaluar, Italia kryeson listën me një rritje prej 14%, veçanërisht për vitaminat. Rritje nga ana tjetër kanë shënuar edhe produktet farmaceutike të importuara nga Zvicra, teksa Turqia nga ana tjetër renditet në vend të tretë drejt të cilit Shqipëria ka marrë dërgesa ilaçesh me rreth 10% të totalit. Shifrat e të prekurve me Covid-19 kanë parë një rritje të ndjeshme në vend kohët e fundit, diçka që mund të sjellë një kërkesë të shtuar për medikamente që përdoren për trajtimin e virusit, e rrjedhimisht edhe një rritje të importeve të barnave në muajt në vijim.

Top Channel/ Durrës, një 37-vjeçar dhunon prindërit dhe i bën për spital
06/11 23:27
Top Channel/ Greqi, arrestohet vrasësi shqiptar me tre emra
06/11 23:14
Top News- Protestat nuk ndalen në Tiranë! Çfarë ndodhi në tubimin tek Kryeministria
06/11 22:33
Top News- Godet babain e nënën e moshuar pa mëshirë/ E rëndë në Durrës, pranga autorit
06/11 22:32
Top News-Shpallja ‘Non Grata’ dhe përplasjet me ambasadorin Donald Lu.Adriatik Llalla thyen heshtjen
06/11 21:46
Top News- Rishfaqet Adriatik Llalla! ‘Dosja ime ishte e paragjykuar, u dha dënim më i ashpër’
06/11 21:45
Top Channel/ Plagoset me dy plumba në bark shqiptari në Athinë, transportohet në spital
06/11 21:31
Top Channel/ E rëndë në Durrës/ Djali dhunon prindërit e moshuar, i ati transportohet drejt Traumës
06/11 21:22
Top Channel/ Rregulla të reja për monumentet, qeveria ndryshon ligjin
06/11 20:12
Top Channel/ Shtatë nxënëse në Selenicë denoncojnë mësuesin: Na ngacmoi seksualisht
06/11 19:49
Top Channel/ Kokaina në Frakull, spak kërkon konsfiskimin e 2 milionë eurove pasuri
06/11 19:46
Top Channel/ Veliaj reagon me video me AI nga paraburgimi: Më internoni në Hënë!
06/11 19:43
Top News- Vdes elektriçisti në Selenicë! Tjetër ngjarje e rëndë! 9 punonjës kanë humbur jetën
06/11 19:40
Top Channel/ Nga protesta drejt listës studentore, të rinjtë synojnë krijimin e një partie
06/11 19:32
Top News – ‘E sulmoi ariu, erdhi në banesë i gjakosur’/ Nënë e bir mohojnë akuzat
06/11 18:50
Top News – Arrestohet mësuesi në Selenicë. Disa nxënëse e kallëzuan për ngacmim seksual
06/11 18:48
Top Channel/ Nëna e njërës prej vajzave që akuzuan mësuesin në Selenicë: Kishte prekur fizikisht…
06/11 18:11
Top News – Wizz Air zgjeron praninë në Shqipëri/ Shton avionin e 15-të, shkon në 9 milionë ulëse
06/11 17:41
Top News – Veliaj firmos 15 projekte, mesazh me ‘IA’: Vazhdoj punën dhe në hënë të më internojnë
06/11 17:07
Top News – Pronari u dënua për trafik kokaine, SPAK kërkon konfiskimin e 2 milionë eurove prona
06/11 17:06