Kompanitë e huaja që kanë paditur Shqipërinë në gjykatat e arbitrazhit kërkojnë 1 miliardë e 356 milionë euro dëmshpërblim. Edhe pse avokatura e shtetit ka qenë hermetike për të bërë transparente paditë ndaj Shqipërisë, një audit i Kontrollit të lartë të shtetit ka nxjerr në dritë, batërdinë e arbitrazhit dhe humbjet e mëdha që rrezikon Shqipëria nga këto gjyqe.