Ka qenë perla e Bregdetit Shqiptar, qyteti ku natyra kishte derdhur pa kursim, bukurinë dhe hijeshinë e saj, por sot është kthyer në një qytet të shpërfytyruar, me ndërtimet gjithmonë e më të larta që po ngrihen në qendër të qytetit dhe betonin që po i merr frymën.