Një shpërthim i fuqishëm në Ankara ka lënë të paktën 32 të vdekur dhe rreth 75 të plagosur. Bomba e vendosur në një nga lagjet kryesore të Turqisë, ku ndodhen ministritë, ka shpërthyer pranë disa stacioneve autobusi, çka i ka kushtuar jetën edhe njerëzve kalimtarë aty pranë.