Në orët e para të mëngjesit të sotëm, një tubacion i ujit të pijshëm është çarë në zonën e Ujit të Ftohtë në Vlorë. Amortizimi i tubave e ka bërë të pamundur mbajtjen e presionit të ujit, që ka shpërthyer dhe është derdhur në rrugë. Ndërmarrja e ujësjellësit ka bërë të mundur, pas disa orësh, mbylljen e rubinetave.