Shoqata Atdhetare “Labëria” vlerëson pas vdekjes Profesor Lekë Gjiknurin
05/04/2021 14:34

Shoqata Atdhetare Kulturore “Labëria” vlerësoi profesor doktor Lekë Gjiknurin, pas vdekjes, me titullin “Personalitet i shquar i Labërisë, me kontribut në arsimin kombëtar, si pedagog dhe shef i kabinetit të Biologjisë në Fakultetin e Shkencave të Natyrës, të Universitetit të Tiranës”. Në ceremoninë e organizuar në qytetin e Vlorës për këtë rast, në nder të veprimtarisë së Gjiknurit morën pjesë figura të shquara të shkencës dhe mjedisit. Në fjalën e tij, Prof. Besnik Baraj vlerësoi figurën e Gjiknurit dhe integritetin e tij në ushtrimin e detyrave dhe angazhimeve publike. “Të portretizosh Profesor Lekën në disa minuta është e pamundur. Ai ishte një personalitet shumë dimensional. Profesor Leka ishte një njeri i ndershëm, me integritet dhe karakter të fortë, këtë tipar e shfaqi që në fillimin e tranzicionit, kur nuk bëri kompromis me bindjet e tij politike. Ishte një njeri i drejtë, kurajoz por edhe tepër tolerant. Ai dinte të kërkonte ndjesë kur e gjykonte se e kishte gabim. Profesori ishte një profesionist model, studiues e lektor, studentët e kujtojnë për nivelin e lartë të leksioneve, lidhjen e tyre me praktikën dhe faktin që ishte shumë i drejtë në vlerësimin e tyre. Profesor Leka ishte patriot, e donte Shqipërinë, e vuante shkatërrimin e vendit, shkatërrimin e natyrës, arsimit dhe arritjeve intelektuale të krijuara për dekada të tëra. Ishte një luftëtar i paepur në mbrojtje të vlerave. Profesor Leka dinte të fitonte simpatinë dhe zemrën e njerëzve. E sugjerova për deputet, katër vjet më vonë vura re se banorët ishin lidhur shumë më fortë se kisha qenë unë pasi Prof. Leka për ta ishte simbol i burrit, i mbështetjes për hallet e tyre. Nga këmbëngulja e tij u shtrua rruga që të çonte në kombinatin e autotraktoreve. Profesor Leka tashmë ishte bërë zëdhënësi më i mirë i qytetarëve të zonës që mbulonte, isha i lumtur se me kishte dalë fjala kisha rekomanduar një njeri më të mirë se veten”, u shpreh Baraj.

Top Channel/ Protesta në ditën e 20-të. Të rinjtë marshuan nga Ministria e Arsimit te Kryeministria
01/11 23:07
Top Channel/ “Gen Z” shkund Europën. Molotovë dhe përplasje me policinë nga Franca në Gjermani
01/11 23:05
Top Channel/ Trafik i rënduar në Balldren-Milot. Fundjava sjell sërish radhë e kaos në qarkullim
01/11 22:20
Top Channel/ Aksident i trefishtë në Lushnje. Nga përplasja e mjeteve në seri u bllokua edhe rruga
01/11 22:16
Top Channel/ Iliana Yotova, fiton në Bullgari. Mund rivalin pro-perëndimor
01/11 22:15
Top Channel/ Tragjedia që përmbysi pushtetin. Në Novi Sad kërkohet vënia e drejtësisë
01/11 22:14
Top News- “Mund të qëndrojë sa të dëshirojë”, Trump del në krah të senatorit brazilian në arrati
01/11 21:30
Top News- Putin gati të flasë me Zelenskyn! Zbulohet si mund të nisin negociatat për fundin e luftës
01/11 21:15
Top Channel/ Aksident i shumëfishtë në Lushnjë, një automjet i përmbysur në rrugë, tre të lënduar
01/11 20:56
Top New- Fundjava ‘paralizon’ aksi Balldren-Milot, kolona kilometrike automjetesh
01/11 20:45
Top News- “Do t’ju godasim kudo në botë!”, Irani kërcënon SHBA-në dhe Izraelin, nxjerr ushtrinë
01/11 20:35
Top News- Shpërthen Erion Braçe- Jo, nuk është e vërtet që biznesi vogël do paguajë taksë
01/11 20:31
Top Channel / Portreti i veçantë i gruas shqiptare. Abazi përdori 4 mijë metra fije, 13 mijë thumba
01/11 19:59
Top Channel / SHBA, ethe para zgjedhjeve. 52 milionë vota paraprake. Fushata 11.6 mld dollarë
01/11 19:54
Top Channel / Kosovë, vret djalin dhe mbesën. Arrestohet 65-vjeçari, nuk dihen shkaqet
01/11 19:52
Top Channel / Rama: Administrata do monitorohet. Prezanton “Pasqyrë Albania”
01/11 19:43
Top Channel / Mielli, AKU mangësi në kontrolle. Raporti i KLSH: U importuan 2.1 mln tonë drithëra
01/11 19:35
Top Channel / Buka, ekspertët ngrenë alarmin: Produkt i cilësisë së ulët, bëhet me ngjyrues
01/11 19:32
Top Channel/ Fluks i lartë automjetesh, trafik i rënduar në aksin Balldren-Milot
01/11 18:55
Top News- Berisha përmend “Pranverën Arabe”, çfarë po paralajmëron kreu demokrat?
01/11 18:15