Shoferë të dehur dhe përdorues droge/ Mjekësia ligjore nuk ia del dot që ta riparojë pajisjen e analizave
29/10/2019 19:39

A ishte apo jo i dehur autori i aksidentit të trefishtë, në të cilin në muajin qershor humbën jetën tre pjesëtarë të një familjeje, çifti Valentina dhe Bardhok Biba dhe vajza e tyre Florinda? Kësaj pyetjeje, hetuesit ende nuk i kanë kthyer përgjigjje, pasi ekspertiza mbahet peng nga mjekësia ligjore. Për këtë shkak ky proces dështoi sërish. Por kjo nuk është dosja e vetme që po zvarritet. Prej pesë muajsh mjekësia ligjore nuk po ja del mbanë të riparojë pajisjen që quhet “Gaz Kromatografik”, me anë të të cilës kryhen analizat në gjak të kujtdo që dyshohet për drejtim mjeti në gjendje të dehur apo përdorim lëndësh narkotike. Por përveçse një çështje burokratike pasi mjekësia ligjore njofton që po pret kompaninë e huaj që të riparojë defektin, kjo është kthyer gjithashtu në një çështje që po sjell dështim të hetimeve si edhe të gjyqeve me të pandehur të akuzuar për drejtim mjeti në gjendje të dehur, apo për përdorim droge. Ibrahim Hani përfaqësoi në Gjykatë një të dyshuar për trafik droge, por që analizat në gjak nga mjekësia ligjore e kanë nxjerrë edhe përdorues. Avokati këmbëngul se dëmtimi i aparaturës ka sjellë edhe më herët përfundime të gabuara që po ndikojnë në hetime. Kjo është apatura për të cilën me shkresa të ndryshme mjekësia ligjore njofton gjykatat dhe prokuroritë në rrethe se analizat biologjike janë pezulluar që prej 3 qershorit 2019. Për këtë shkak prokuroria sipas shkresës që TCH disponon i kërkon këtij institucioni të rregullojë sa më shpejt defektin, pasi po shkaktohen vonesa vonesa në hetimet penale. Por mjekësia ligjore shpjegon se i ka kërkuar operatorit përkatës të ndërhyjë që të blejë reagentin kimik të domosdoshëm për laboratorin e toksikologjisë, por që nevojitet protokoll i vecantë. Kjo vonesë veç zvarritjeve , po hap edhe lojën e mbrojtësve të mjaft të dyshuarve për drejtim mjeti në gjendje të dehur , të konstatuar nga drageri me nivele te larta alkoli, apo të përdoruesve. avokatët e tyre pritet të kundërshtojnë këto rezultate me justifikimin se analizat në gjak që duhet të kryhen nga aparatura, janë më të sakta se të tjerat.

Top News -Rritet nafta, 218 lekë për liter. Bordi ‘dorëzohet’, shtrenjtim pas ankesës së importuesve
28/03 11:24
Top Channel/ Në mes të ditës, u vendoset flaka mbeturinave në Vlorë
28/03 11:03
Top News- Plas sherri në pikën e servisit në Korçë, një i plagosur…dëmtohen 3 të tjerë
28/03 11:02
Top Channel/ Plagosje në Korçë, konflikt mes 4 personave
28/03 11:00
Top Channel/ Përkujtohet tragjedia e Otrantos me 81 viktima, familjarët kërkojnë drejtësi
28/03 10:56
Top News- Përkujtohet tragjedia e Otrantos/ Familjarët: Ende s’është reflektuar e vërteta
28/03 10:46
Top Channel/ Berisha: Minimum jetik 200 euro, i vetmi vend ku euro ra me 35%
27/03 22:11
Top News – Berisha: Shqipëria pa minimum jetik, pensionistët përdoren për fushatë elektorale
27/03 21:48
Top Channel/ Berisha gjatë konferencës: Ju garantoj, këto janë vetëm hapat e parë për…
27/03 20:23
Top Channel/ Berisha: Nuk ka një vend të dytë më të vjedhur dhe më keq të qeverisur se Shqipëria
27/03 20:23
Top Channel/ Dhëmbët dhe sëmundjet te fëmijët, mjekët: Biberoni shkakton karies
27/03 19:57
Top Channel/ Dhuna në familje në rritje, 490 raste në 3 muaj, gratë shpesh heshtin
27/03 19:52
Top Channel/ “Kërcënojnë” importuesit: Nuk do marrim më naftë! Çmimet e Bordit, nën kosto
27/03 19:37
Top Channel/ Debat në RMV për burgosjen e Metës, zv.kryeministri: Po mbahet në qeli pa asnjë dosje
27/03 19:24
Top Channel/ Bardh Spahia në konferencë: Nuk duhet ofruara lëmosh pensionisteve por duhet…
27/03 19:18
Top Channel/ Ines Nurja në konferencë: Po largohet rinia, dhe kjo është një problem shumë i madh
27/03 18:59
Top Channel/ Drejtuesja e departamentit të statistikës në PD: Varfëria është ulur këmbe kryq te…
27/03 18:59
Top Channel/ Kryedemokrati: Për Ramën nuk ekzistojnë pensionistët në Shqipëri, por…
27/03 18:52
Top Channel/ Berisha: Shqipëria është vendi në Europë ku euro ka pësuar zhvlerësim
27/03 18:41
Top Channel/ “Pamundësi e mjekimit” Kryedemokrati: Shqiptarët varfërohen çdo ditë e më shumë
27/03 18:39