Zjarret e rëna ditët e fundit po kthehen në një problem shqetësues për fermerët në të gjithë vendin. Në njësinë administrative të bashkis Rrogozhin po shfaqen vatra zjarri duke u djegur me qindra hektar ullinj. Zjarri i fundit ishte mbrëmjen e të shtunës në fshatin Sinaballaj. Me dhjetëra ullinj mbi 300 vjeçar sipas banorëve u përfshin nga flakët duke u shkrumbuar. Por ajo që i frikëson më shumë banorët e kësaj zonë është frika e rishfaqjes se vatrave të reja pasi rrezikohen dhe banesat, ku terreni tejet i vështirë e bën të pamundur ndërhyrjen me forca zjarrfikëse.