Një automjet është shkrumbuar në aksin nacional Pogradec-Tiranë, në afërsi të fshatit Hudenisht. Mjeti ka qenë në ecje, në momentin që ka marrë flakë. Për fat të mirë nuk ka të lënduar, veçse dëme materiale. Drejtuesi i mjetit ka arritur të dale në kohë nga mjeti, ndërsa burime nga policia bëjnë me dije së makina ka marrë flakë aksidentalisht. Në vendngjarje ka mbërritur zjarrfikësja, e cila ka shuar flakët. Nisur nga fakti që ngjarja ndodhi në një aks nacional, trafiku i mjeteve pësoi rëndim.