Shkrihet dega e LSI-së në Njësinë 10, i bashkohet PS, Veliaj: Dera është e hapur për të gjithë!
02/04/2021 11:05

Dega e Lëvizjes Socialiste për Integrim në Njësinë 10 është shkrirë, duke iu bashkuar përfundimisht Partisë Socialiste. Në një takim të zhvilluar me ish anëtarët e LSI-së, mes të cilëve edhe Taulant Kalo, ish drejtuesi i degës së LSI në këtë njësi, drejtuesi politik i PS për Qarkun e Tiranës, Erion Veliaj, u shprehu mirë se ardhjen në familjen socialiste dhe nënvizoi se dera është e hapur edhe për shumë të tjerë. Veliaj, i shoqëruar edhe nga deputeti i PS, Fatmir Xhafaj, deklaroi se PS është një familje e madhe, që nuk diskriminon askënd. “E vlerësoj shumë këtë bashkim, më mirë vonë se kurrë, por ajo që ju premtoj është se PS-ja do të jetë një derë e hapur dhe një familje që nuk diskriminon. Në PS nuk të thotë askush kush je ti e kush jam unë sepse ne të gjithë, në një moment të jetës sonë kemi bërë eksperimentet tona. Rëndësi ka që e kuptuam se ajo që na bashkon është shumë më e rëndësishme dhe më e madhe se ato që na ndajnë. Interesi i familjes sonë të madhe është më i rëndësishëm, është më i madh se interesi i një familje të vogël, ku partinë e merr një herë burri e një herë gruaja, pastaj burri ia lë gruas, pastaj gruaja ia kthen prapë burrit. Nuk kemi kohë për të humbur! Shprehja ‘bashkimi bën fuqinë’ të vlejë edhe për Njësinë 10, ashtu siç jemi bashkuar me shokë e kolegë të tjerë”, nënvizoi Veliaj. Ai kujtoi se javët e fundit PS-së në Tiranë i janë ribashkuar shumë figura të tjera. “Na është bashkuar Elez Gjoza në Njësinë 2, Gent Arapi në Njësinë 11, po ashtu edhe në Zall-Herr, në Farkë, në Vaqarr. Na janë bashkuar shumë miq dhe kolegë të komunitetit çam, kur panë se partia e tyre bëri pakt me Dulen dhe u kuptua se i gjithë sherri paska qenë artificial, qenka bërë për një karrige, pra qenka pazar, sherr për plaçkë, jo për parime. Por, unë besoj se ka ardhur koha të mendojmë për familjet tona, jo për partitë që na përçajnë. E kemi kuptuar se familja jonë është më e rëndësishme se sa tekat e këtyre që i kanë lidhur punët me Anglinë dhe Hollandën, e madje as nuk votojnë këtu”, kujtoi Veliaj.

Top News- “Edi Rama zgjat fundin e tij të pashmangshëm”, Berisha: Të mbështesim studentët
20/10 19:26
Top Channel/ Balla flet për ligjet e integrimit që kanë marrë OK, nga BE dhe duhen miratuar
20/10 12:22
Top Channel/ Rama fton në dialog të rinjtë, kryeministri takon drejtuesit e gjimnazeve
20/10 12:21
Top Channel/ “Kush dhunon do të ndiqet nga hija e shtetit”/ Rama: Arrestimet e policisë të ligjshme
20/10 09:26
Top Channel/ ‘Të rrish nën shiun e këtyre gurëve…’, Rama: S’ka asnjë reagim disproporcional
20/10 09:15
Top Channel/ “Po diskutojmë uljen e moshës për dënimin penal”/ Rama: Me gurin keni vetëm dy mundësi…
20/10 09:15
Top Channel/ ’Ky agresion është 360 gradë’, Rama: Shqetësimet janë reale, por kjo situate po…
20/10 09:15
Top Channel/ ‘Padije dramatike’, Rama: Kur pashë dje që vandalizonin librin e Fishtës, mendova…
20/10 09:14
Top Channel/ ‘Situata jonë më e komplikuar’, Rama: Një pjesë e vajzave dhe djemve të rinj janë…
20/10 09:14
Top News – ‘Policia, jo mburojë e Ramës’. Berisha: Nuk dëgjoi protestat paqësore, tani do dialog
19/10 19:38
Top News-Berisha fajëson edhe SPAK për protestat: Humbi legjitimitetin! U kthye në organizatë partie
19/10 17:05
Top Channel/ ‘Dorëzoni detyrën, hidhni kapelet’, Berisha apel Policisë: Qëndroni në anën e drejtë…
19/10 12:21
Top Chanenl/ ‘Ky është birbo’,Berisha për Ramën: E krahason veten me Macron dhe quan protestuesit…
19/10 12:15
Top Channel/ ‘Kjo masë protestuesish ka nevojë për psikolog’, Rama: Rusia dhe Irani të përfshirë
19/10 10:28
Top Channel/ ‘Sulm i verbër nga një organizatë e shpallur terroriste’, Rama: Nuk është revoltë për…
19/10 09:43
Protestuesit “strehohen” në selinë e PD-së, policia i pret jashtë dere/ Këlliçi:Policia na hodhi gaz
18/10 21:49
Top Channel/ Berisha përshëndet kongresmenët: Protesta do t’i japë fund kësaj qeverie
18/10 15:10
Top Channel/ “Më bindni pse duhet të iki”/ Rama pas 5 ditësh protestash: Nuk po sfidohem unë, por…
18/10 12:20
Top Channel/ ‘Matufi mbart misionin e mbrapshtë’, Rama:Hyjnizojnë dhunën dhe…
18/10 12:02
Top Channel/ ‘Pengje të ‘grupit të zjarrit’, Rama për studentët: Një dorë e huaj po frymëzon…
18/10 11:45