Të gjitha shkollat e qytetit të Gjirokastrës nuk janë furnizuar me bazën materiale të nevojshme për ngrohje. Ngrohja e klasave duhet të fillonte më 15 nëntor prej Qendrës Ekonomike të Bashkisë, por drejtuesit e shkollave thonë se kjo nuk ka ndodhur.