Shkolla e re në Mangull, dyfish më e madhe, Veliaj: Nuk do ta lemë me kaq, por do të vijojmë punët
25/03/2021 14:07

Shkolla e re në fshatin Mangull të Petrelës është thuajse gati të presë fëmijët. Ata nuk do të kenë më nevojë të udhëtojnë gjatë, nëpër shkolla të tjera, pas rindërtimit të shkollës së tyre. Kreu i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj dhe deputeti i PS, Xhemal Qefalia, inspektuan punimet e fundit për shkollën e re 9-vjeçare, e cila u dëmtua nga tërmeti i 26 Nëntorit. Shkolla e re është dyfish më e madhe, me klasa deri në 24 nxënës, 3 laboratorë, bibliotekë e kabinete mjekësore, si dhe palestra e terrene sportive, që mund të shfrytëzohen edhe nga komuniteti. Kryebashkiaku tha se ndërtimi i shkollave të reja të Tiranës po kryhet me të njëjtin standard, si në qendër, ashtu edhe në periferi. “Më vjen mirë që kemi të njëjtin standard si në qendër të Tiranës, edhe këtu në Petrelë. Shkolla e re është një gëzim i madh për të gjitha familjet. Nuk është vetëm një shkollë, por edhe një qendër e teknologjisë së informacionit, ku nxënësit do të mësojnë kurse programimi e gjuhë të huaja. Mezi pres që nxënësit ta shohin shkollën e re dhe të shpëtojmë një herë e mirë nga vara-vingot në Tiranë”, tha Veliaj. Nisur nga transformimi cilësor, jo vetëm në institucionet arsimore, por edhe në shumë kantiere të tjera, e shërbime të reja, që po rrisin çdo ditë nivelin e jetesës së komunitetit, Veliaj shtroi nevojën e votës për të vijuar me projektet e tjera gjatë mandatit të ardhshëm.

Top News – Pse u hoq nafta për fermerët! Rama: Skemën e ndryshuam pas konsultimeve
05/04 16:17
Top News – Mashtrimi me vizat shqiptare. MEPJ: Faqe e rreme online, kujdes kur aplikoni
05/04 16:04
Top Channel/ Ja si u festuan Pashkët në qytetet tona, qindra qytetarë në kishat e Shqipërisë
05/04 15:19
Top Channel/ Besimtarët katolikë festojnë Pashkën, ngjarja më e rëndësishme e kalendarit fetar
05/04 15:07
Top Channel/ Aksident ne Lezhe-Milot, ‘Audi’ përplaset me një fuoristrade, një i lënduar
05/04 14:57
Top News – Domatja, mall luksi. Në Dubai kushtojnë më pak se në Tiranë
05/04 14:43
Top Channel/ Kishte dy javë që kishte blerë motorin, vdes në një aksident 35-vjeçari në Krutje
05/04 13:07
Top Channel/Katolikët kremtojnë Pashkën, besimtarët festojnë një nga ngjarjet më të rëndësishme
05/04 12:25
Top Channel/Urimi i imzot Arjan Dodajt! Besimtarët ndoqën meshën në Katedralen “Shën Pali” në Tiranë
05/04 12:23
Top Channel/ Historia e At Fran Përlalës, 57-vjeçarit që studion për inxhinieri Agro-Mjedisi
05/04 12:22
Top Channel/ Gjirokastër, tkurret blegtoria, bie numri i bagëtive, fermerët: Janë rritur kostot
05/04 12:16
Top Channel/ I dënuari me 20 vite kapet në Spanjë, Adrian Ogiçi shpallet fajtor për rrëmbim
05/04 12:12
Top Channel/ Rama: Ulëm akcizën, mos abuzoni. Kryeministri: 1 miliardë euro më shumë në buxhet
05/04 12:10
Top News – ‘Ecim me punët dhe negociatat’. Rama flet për buxhetin: Të ardhura rekord
05/04 11:42
Top Channel/ Besimtarët katolikë në Durrës kremtojnë Pashkët në një atmosferë feste
05/04 11:19
Top Channel/ Arkitektja që ka studiuar Astrologji në Londër e ftuar në Flasim, Rama:Si mund…
05/04 11:08
Top Channel/ ‘Që ta kontrollosh duhet të kesh frena’, Rama në Flasim për Inteligjencën artificiale
05/04 11:08
Top Channel/ “Miratohet skema për fermerët” Rama në Flasim:Risi nxitja e praktikave të qëndrueshme
05/04 11:07
Top News – Pashka katolike. Besimtarët kremtojnë ringjalljen e Krishtit
05/04 11:03
Top Channel/ ‘Keta tepelenasit nuk kanë emocione shpirtërore’, Rama e mbyll me batuta Flasim
05/04 10:58