Shkelje të rënda të rregullave të qarkullimit rrugor, 4666 shoferë të gjobitur
16/03/2021 15:16

4666 drejtues mjetesh janë ndëshkuar me masë administrative, pasi gjatë kontrolleve nga policia rugore, janë evidentuar në shkelje të rregullave në rrugë. Njoftimi i Policisë Rrugore: Vijon monitorimi i qarkullimit të automjeteve, nga Policia Rrugore, duke përdorur mjete të pauniformuara, kamera radarë e alkooltestues. Kontrollet masive në të gjithë vendin, në zbatim të masave të përcaktuara në planin operacional “ROADPOL MARS 2021”, për rritjen e parametrave të sigurisë rrugore, kanë çuar në evidentimin dhe ndëshkimin me masë administrative të 4666 drejtuesve të automjeteve, për shkelje të rënda rrugore, të cilat janë burim potencial për shkaktimin e aksidenteve rrugore. Njësia Operacionale e Drejtorisë së Policisë Rrugore, në bashkëpunim me Sektorët e Policisë Rrugore në 12 Drejtoritë Vendore të Policisë, duke përdorur mjetet e pauniformuara, kamera të vendosura në automjete, radarë, alkooltestues dhe dronë, po vijon kontrollet në lëvizje në akset rrugore kombëtare dhe rrugë të tjera të evidentuara si njolla të zeza për shkak të ngjarjeve rrugore me pasoja të ndodhura më parë. Gjatë tri ditëve të fundit në të gjithë vendin janë konstatuar dhe arrestuar 26 drejtues mjetesh, nga këta: 21 drejtues mjetesh për drejtim mjeti në gjendje të dehur dhe 5 drejtues mjetesh për drejtim mjeti pa leje drejtimi; Janë pezulluar 151 leje drejtimi, nga të cilat 107 për shpejtësi mbi normat e lejuara dhe 44 për drejtim mjeti nën efektin e alkoolit. Gjithashtu janë vendosur 4666 masa administrative, të ndara si më poshtë: 885 masa administrative për parakalime të gabuara. 656 masa për përdorim të celularit gjatë drejtimit të automjetit. 445 masa për shpejtësi mbi normat e lejuara. 461 masa për mospërdorimin e rripit të sigurimit. 197 masa për mosvendosjen e kaskës mbrojtëse. 1556 masa për parkim dhe qëndrim të gabuar. 466 masa për shkelje të tjera të përcaktuara në Kodin Rrugor të Republikës së Shqipërisë.

Top News – Asnjë gjurmë nga grabitësi i bankës/Autori vodhi 60 mijë euro dhe u arratis me monopatinë
03/11 13:06
Top Channel/ Pamje të rralla! Flamingot rikthehen në Pogradec, qëndrojnë të qetë mbi liqen
03/11 13:05
Top Channel/ Aksident i rëndë në aksin Pogradec-Lin, 6 persona të plagosur
03/11 12:58
Top Channel/ Pika kufitare me Greqinë mbyllet katër orë më gjatë, shërbimi nga 07:00 në 21:00
03/11 12:47
Top Channel/ Banorët të shqetësuar nga përmbytjet dhe erozioni, kërkojnë prita mbrojtëse në lumë
03/11 12:46
Top Channel/ Anijet gjermane, italiane e spanjolle në stërvitje detare e ajrore me flotën shqiptare
03/11 12:46
Top Channel/ Alarm kibernetik në Greqi/ Hakerët ndërhyjnë te frigoriferët e bizneseve
03/11 12:46
Top Channel/ Shtyhet gjyqi për 17 nëntor, GJKKO thotë se nuk u njoftua për transferimin
03/11 12:25
Top Channel/ Bojkotojnë mësimin dhe i bëjnë thirrje të gjithëve të bashkohen me ta
03/11 12:24
Top Channel/ Vrau nënën, dorëzohet në polici 21-vjeçari Eduard Xhani. Akuzë për vrasje me dashje
03/11 12:14
Top Channel/ Del shifra e parave që u grabitën në arkën e një banke tek Komuna e Parisit
03/11 12:13
Top News – Veliaj letër për GJKKO. Kërkon hetim të pavarur për transferimin në Fier
03/11 12:11
Top Channel/ Vodhi 1 automjet nga vendparkimi i një hoteli, vihet në pranga 31-vjeçarja në Sarandë
03/11 12:05
Top Channel/ ‘Bojkoto e protesto’, studentët vijojnë protestën, thirrje të rinjve të tjerë tu…
03/11 11:49
Top Channel/ Vijojnë protestat/ Të rinjtë grumbullohen te Politekniku, thirrje për dorëheqje dhe…
03/11 11:41
Top News – Shqipëria nuk përfiton fonde. Bllokohen 228 mln euro nga Plani i Rritjes së BE
03/11 11:25
Top Channel/ Sot seanca për Veliajn! Avokati i kryebashkiakut në GJKKO
03/11 11:11
Top News –Ulja e TVSH mund të rrisë çmimet. Ekonomi e qëndrueshme, por varet nga turizmi e ndërtimi
03/11 10:50
Top Channel/ Masa ‘Detyrim paraqitje’, ish-drejtoresha e AKSH paraqitet në SPAK
03/11 10:07
Top News – Luftanijet e NATO-s në Vlorë. Gjermanë, italianë e spanjollë gati për ‘betejë detare’
03/11 10:02