Moti i keq ka përfshirë Dibrën , prej dy ditësh. Rreth orës 8 të mëngjesit të sotëm një stuhi e fortë ere në formën e një cikloni ka shkaktuar dëme të konsiderueshme në qytetin e Peshkopisë. Era e fortë ka shkatërruar plotësisht çatinë e një shtëpie, duke shkulur gjithë mbulesën të cilën e ka hedhur disa metra sipër në mes të rrugës, duke dëmtuar një makinë.