Prej 25 vitesh, Fiks Fare ka denoncuar pa ndërprerje shkatërrimin e mjedisit në Shqipëri. Nga prerja e pyjeve në Lurë, Korçë, Kelmend e Theth, te guroret në Malin e Tomorrit, tentativa për privatizimin e lagunave dhe gërryerja e lumenjve si Vjosa, Shkumbini, Mati dhe Ishmi, kamera e Fiksit ka dokumentuar me zë, figurë dhe fakte abuzimet mjedisore në çdo cep të vendit. Kjo histori e gjatë denoncimesh ka vijuar në të gjitha qeveritë, pavarësisht ngjyrave politike.