#BietaSulo, autore & moderatore e #Ftesënë5, emisioni më i ndjekur i pasditeve shqiptare Tema: Nisur nga tensionet dhe përplasjet gjatë protestave në Tiranë, ngrihet një shqetësim që shkon përtej politikës: dhuna në shoqërinë tonë. Nga rruga te familja, nga shkolla te institucionet, a po kthehet dhuna në një mënyrë komunikimi dhe reagimi? Ku mbaron e drejta për të protestuar dhe ku fillon dhuna? A mund të justifikohet ajo në emër të revoltës apo autoritetit? Kush e ushqen këtë klimë agresiviteti dhe si mund ta ndalim normalizimin e dhunës në çdo formë të saj?