“Shiko kush luan” rekord të ri /Emisioni arrin në çdo episod mbi një milionë shikime
18/10/2020 09:02

Skuadra e “Shiko Kush LUAN” dhe moderatorja e autorja Luana Vjollca e kanë mbajtur fjalën dhe sonte në orën 21:00 na pret një spektakël me të ftuar ekskluzivë dhe sfida mjaft pikante. Kapitenët e skuadrave mbrëmjen e sotme janë Florjan Binaj dhe Irgen Çela, i njohur ndryshe si Xhoda. Cilët do fitojnë pritet ta shohim, por dimë t’ju themi se skuadra blu dhe ajo e kuqe do “luftojnë” fort për të marrë sa shumë pikë. Në super spektaklin e së shtunës nuk mungon Fifi, këngëtarja e emisionit e cila na mahnit gjithmonë me zërin e saj. Gjithashtu nuk do të mungojnë performancat e të ftuarve të sotëm të cilët janë më të përfolurit e momentit. Mbrëmjen e sotme do të jenë të ftuar mjaft të rëndësishëm që vijnë për herë të parë në “Shiko Kush LUAN” si: Ardian Bujupi, Finem, Klodiana Shala, Arlinda Dudaj, Adriana Matoshi dhe Arta Nitaj. Ardian Bujupi ka udhëtuar nga Gjermania ekskluzivisht për “Shiko Kush LUAN” dhe na premton një super show sonte. Por Ardiani nuk është i vetmi personazh që vjen për herë të parë në emision. Finem, një ndër reperët më IN shqiptar, është i ftuar sonte në emision. Gjithashtu eshe aktoret shumë të njohura Adriana Matoshi dhe Arta Nitaj, vijnë për herë parë në “Shiko Kush LUAN”. Sfida e shumëkërkuar nga publiku “Paintball” vjen si asnjëherë më parë! Loja do të luhet 2 herë në të njëjtën kohë nga Ardian Bujupi dhe Finem, të cilët na zbulojnë shumë të pathëna. Shumë pak orë na ndajë nga ora 21:00 për të mësuar surprizat që “Shiko Kush LUAN” ka rezervuar për ne!

Episodi i plotë- Goca dhe Gra, 14 nentor 2026
14/11 23:16
Lajmet kryesore të ditës – Top News, 14 Nëntor 2026
14/11 21:54
Shqiptarët që (nuk) janë shqiptarë… – Gjurmë Shqiptare
14/11 21:00
Tensione dhe përplasje në protestë, Rama trazon PS-në me largime e lëvizje të reja!
14/11 20:48
Edicioni Informativ, 14 Nëntor 2026, Ora 19:30
14/11 20:17
Dashuria dhe beteja e bashkëshortes, rrëfehet Primo Shllaku. Jeta e vështirë e kopshtarit Sokol Peja
14/11 19:31
9 vjeç përballë drogës: Alarmi që tronditi Urban Gen
14/11 17:55
Helmimet, çfarë ndodh kur kombinojmë alkoolin me medikamentet -Hipokrati
14/11 16:40
Edicioni Informativ, 14 Nëntor 2026, Ora 15:00
14/11 15:38
Mes lotëve, Juxhin Plovishti takon gjyshe Minen! Gabriela Arapi sërish shtatzënë? VIP-at në Pogradec
14/11 13:56
Edicioni Informativ, 14 Nëntor 2026, Ora 12:00
14/11 13:26
Tropoja, një udhëtim mes bukurive dhe traditave! – Mirësevini në Shqipëri, Episodi 1
14/11 11:46
Edicioni Informativ, 14 Nëntor 2026, Ora 00:00
14/11 09:48
Live me Luizin – Episodi 6, 13 nëntor 2026
13/11 21:30
Bulmet në rrugë, kush i kontrollon tregjet? – Fiks Fare, 13 nëntor 2026 – Episodi i plotë
13/11 21:01
Edicioni Informativ, 13 Nëntor 2026, Ora 19:30
13/11 20:05
Momente tensioni! Takimi Grei – Xhesika kthen studion në kaos! Për’puthen, episodi i plotë
13/11 19:30
Black Friday vjen me 75% ulje te Comodita Home -Ftesë në 5
13/11 18:11
Edicioni Informativ, 13 Nëntor 2026, Ora 15:00
13/11 15:35
Edicioni Informativ, 13 Nëntor 2026, Ora 12:00
13/11 13:04