Shi dhe stuhi deri të enjten/ Java me temperatura deri në 17 gradë. Bien të premten
08/02/2021 16:29

Shkurti nisi me një pranverë, që zgjati pak. Java ka nisur me rrebeshe shiu e madje në fundjavë vendi do të përfshihet nga stuhi me origjinë nga Siberia. Këto reshje shiu do të na shoqërojnë deri ditën e enjte, ku herë pas here do të kemi fuqizim të dukshëm të tyre, ku më të dukshme do të jenë në zonat veriore dhe veriperëndimore të vendit tonë, ku pritet që të jenë edhe me intensitet të lartë”, thotë Hakil Osmani, MeteoAl.