Një projektvendim, nismë e Ministrisë së Zhvillimit Urban, për legalizimin e pallateve që kanë shkelur lejen e ndërtimit apo janë ndërtuar pa leje, ka shkaktuar përplasje brenda qeverisë. Sipas Ministrisë së Zhvillimit Urban, projektvendimi përshpejton procesin e legalizimit dhe lehtëson qytetarët.