Presidenti amerikan Joe Biden vizitoi sot disa biznese të vogla në Washington që kanë përfituar nga programi i huave të ndihmës ekonomike të pandemisë. Gjatë krizës "400,000 biznese të vogla falimentuan," tha Biden, duke ngritur kritika ndaj kompanive të mëdha që përfituan nga programi i granteve të administratës së kaluar Trump.