Shtetet e Bashkuara i kërkojnë opozitës shqiptare të hyjë në zgjedhjet lokale. Mattheë Palmer e cilësoi të vjetëruar bojkotin dhe lënien e mandateve. Zyrtari i lartë amerikan tha këtë të martë në Tiranë se, nuk ishte këtu për të negociuar krizën politike, ndërsa qeverinë shqiptare e cilësoi legjitime dhe që do të çojë para reformat.