Saturni planeti me më shumë hëna, lë pas Jupiterin
08/10/2019 13:14
Saturni ka lënë pas Jupiterin duke u bërë planeti me më shumë hëna, sipas kërkuesve amerikanë. Një ekip shkencëtarësh zbuloi 20 hëna të reja që rrotullohen rreth planetit me unaza duke e çuar totalin në 82. Jupiteri ndërkohë ka 79 satelitë natyrorë.