“Santa Lucia” godet Italinë, stuhia mbyll shkollat, në Milano nis dëbora
13/12/2019 19:50

Ndërsa në vendin tonë ende nuk ka mbërritur i ftohti i acartë dimëror, në Milano të Italisë nisi bora e parë e sezonit. E premtja solli një stuhi të fortë në disa pjesë të vendit fqinj. Kushtet atmosferike detyruan mbylljen e shkollavë ne Romë e Napoli. E mbiquajtur “ Santa Lucia”, sipas emrit të shenjtores që kujtohet në 13 dhjetor, stuhia pritet të shkaktojë probleme përgjatë gjithë orëve në vazhdim. Mes erërave të forta dhe reshjeve të dendura të shiut që kanë pushtuar rajonet jug-perendimore, qytetarët janë këshilluar të tregojnë kujdes. Trafiku ka qenë i rënduar gjatë ditës në kryeqytet, ku rrugët u mbushën me ujë. Kryetarja e bashkisë, Virginia Raggi, ka bërë thirrje të shmanget sa më shumë që të jetë e mundur udhëtimi. Në Milanon që u zgjua këtë mëngjes e zbardhur nga bora, autoritetet i kanë kërkuar banorëve t’i lënë makinat në shtëpi e të hedhin kripë në rrugën përpara banesave të tyre. Edhe në disa qytete të tjera ka pasur reshje dëborë por më të lehta, ndërsa sasia e saj ka qenë më e madhe në pjesën e Alpeve, përfshire liqenin Como. Flokë debore u raportuan deri në Toskanë, ku zonat e goditura në fillim të javës nga një tërmet, u përballën edhe me shi të ngrirë. Departamenti Italian i Mbrojtjes Civile paralajmëroi për erëra të forta në zonat jugore dhe qendrore te Italisë, ku më të goditurat duket do të të jenë Calabria dhe Puglia. Kushtet atmosferike pritet të zbuten ditën e dielën.

Top News- “Një qytetërim i tërë do të vdesë sonte”, mesazhi i fundit i Trump
07/04 23:00
Top News- “Kërcënime të rrezikshme”/ Britania kundër Trump, gati të mbyll bazat për amerikanët
07/04 22:48
Top News- Rusia e Kina bëhen bashkë, në krah të Iranit: Bllokojnë hapjen e Hormuzit
07/04 22:46
Top News- Ushtarët harrojnë misionin, abuzojnë fëmijët…harrojnë të luftojnë bandat
07/04 22:45
Top News- A mund ta shkatërrojë SHBA-ja të gjithë Iranin brenda një nate?
07/04 22:44
Top News- Sulmi terrorist në konsullatën izraelite, Erdogan: Akt frikacak!
07/04 22:42
Top News- “Do u kthej në Epokën e Gurit” Lindja e Mesme në gatishmëri…frikë për luftë bërthamore
07/04 22:39
Top Channel/ Kina e Rusia “bllokojnë” Hormuzin, vunë veto në OKB
07/04 22:38
Top Channel/ Kostot e luftës, SHBA shpenzon 500 mln USD në ditë
07/04 22:20
Top Channel/ “Jam gati të ndihmoj”, zbardhet biseda telefonike mes Orban dhe Putin: Miqësia jonë…
07/04 22:14
Top Channel/ NASA publikon pamjet e rralla nga misioni i Artemis II rreth Hënës, fotot bëhen virale
07/04 22:10
Top News- Armë bërthamore ndaj Iranit? Reagon Shtëpia e Bardhë pas deklaratave të JD Vance
07/04 22:00
Top Channel/ Trump kërcënon Iranin: Mund të shuhet një qytetërim! Sulm total nëse s’ka marrëveshje
07/04 19:55
Top News -Sulmohet konsullata izraelite në Stamboll. Vriten autorët, godina e boshatisur prej ditësh
07/04 19:33
Top News- Kërcënimet e Trump / OKB-Sulmet ndaj infrastrukturës civile, krime lufte
07/04 19:31
Top News- ‘Sot varros qytetërimin pers’/ Trump ‘ultimatum’ Iranit për hapjen e Hormuzit
07/04 18:30
Top Channel/ Sulmohet konsullata izraelite në Stamboll: “Duan të tërheqin Turqinë në luftë”!
07/04 15:04
Top News – ‘Trump nuk vjen po s’i dhamë portin’. Deputetja e PS mbron pr.ligjin në portet turistike
07/04 14:35
Top News – Portet turistike private. PD-Ligj klientelist, do ta çojmë në Kushtetuese
07/04 13:30
Top News – Ura për motrën, Gjyqi ndaj ish kryebashkiakes, pyeten 4 deputetë të PD
07/04 13:30