Pandemia kufizoi pjesëmarrjen por jo vazhdimin e traditës. Për të 14-tin vit me radhe është çelur në Shkodër ekspozita tradicionale “Salloni i Vjeshtës”. Janë rreth 50 punime të artistëve nga e gjithë Shqipëria por edhe Italia. Artisti më i mirë u vlerësua Klevis Baja ndërsa si vepra më e mirë u cilësua punimi i Merita Selimit. Ekspozita do të qëndrojë e hapur për vizitorët deri në fund të muajit dhjetor, duke respektuar të gjitha masat parandaluese të Covid-19.