Sa është përqindja e mësuesve që kanë refuzuar vaksinën? Manastirliu: Nuk është alarmante
17/03/2021 11:42

Ministrja e Shëndetësisë, Ogerta Manastirliu ka mbërritur në Fier për të parë nga afër procesin e vaksinimit të mësuesve që pritet të marrin dozën e parë të AstraZeneca. Duke folur para mediave, Manastirliu ka zbuluar se përqindja e mësuesve që kanë refuzuar të bëjnë vaksinën nuk është në nivele aq të larta sa të shkaktojë “alarm”. “Nuk ka pasur përqindje që të na alarmojë pasi bëhet një epikrizë dhe vlerësim paraprakisht para se të kryejnë vaksinën. Pra shihet gjendja shëndetësore, si është gjendja e mësuesit që duhet të bëjë vaksinën, jepet rekomandimi nga mjeku përkatës nëse klasifikohet për të bërë vaksinën, nëse heziton ta bëjë vaksinën dhe do ta bëjë në një moment të dytë, thjesht përshkruan në formular arsyen dhe më pas rivlerësohet në një moment të dytë. Vaksina nuk është e detyrueshme, por e këshillueshme për tu bërë pasi shpëton jetë”, tha Manastirliu. Ministrja shtoi se vaksinimi i mësuesve është i nevojshëm pasi janë kategori e riskuar. Vaksina anti Covid mund të lehtësojë masat dhe të bëjë të mundur rikthimin e nxënësve në shkolla sa më shpejt. “Procesi i vaksinimit të mësuesve në Fier ka nisur sic ka nisur në të gjithë vendin. Janë vaksinuar 2664 mësues deri ditën e djeshme, ndërkohë që sot vijon të vaksinohet në të gjithë Shqipërinë. Janë më shumë se 45 shkolla, të cilat janë aktivizuar në këtë proces. Kemi bërë një ndarje territoriale në mënyrë që qendra shëndetësore së bashku me mjekë dhe vaksinatorë të mundet që në një mënyrë të organizuar të vaksinojë nëpër shkolla. Kjo për të patur edhe më tepër lehtësi për mësuesit dhe për të garantuar një monitorim të të gjithë procesit të vaksinimit dhe për të vaksinuar një kategori më të riskuar për arsye të punës që bëjnë dhe që meriton të ketë këtë përparësi në mënyrë që të vijojë dhe me lehtësimin e masave dhe rikthimin në shkollave”, shtoi Manastirliu.

Top News –Ulja e TVSH mund të rrisë çmimet. Ekonomi e qëndrueshme, por varet nga turizmi e ndërtimi
03/11 10:50
Top Channel/ Masa ‘Detyrim paraqitje’, ish-drejtoresha e AKSH paraqitet në SPAK
03/11 10:07
Top News – Luftanijet e NATO-s në Vlorë. Gjermanë, italianë e spanjollë gati për ‘betejë detare’
03/11 10:02
Top News – Reforma territoriale shkriu 15 prej tyre. Por financat ndajnë fonde për 61 bashki
03/11 09:54
Top Channel/ Katër luftanije të NATO-s në Vlorë, stërvitje të përbashkëta me Forcën Detare Shqiptare
03/11 09:36
Vrau të birin prej mbesës, detaje të reja nga krimi në Gjilan
02/11 23:30
Arbër Hajdari i përgjigjet Veliajt: Nuk kam lidhje me histori politiko-penale
02/11 23:19
Rama: reflektuam për protestat, Sazani ende çështje e pambyllur
02/11 22:58
Top News- Protestë para Kryeministrisë/ Pjesëmarrësit më të pakët, studentët kthehen në auditorë
02/11 22:25
Top Channel/ Lëvizja e fortë, ushtri me AI! Angli-Gjermani vendosin së bashku
02/11 20:25
Top Channel/ Për Halloween 1 në spital, mjekët mohojnë lajmet për 300 të rinjtë e droguar
02/11 20:00
Top News- Veliaj në luftë të hapur me Ramën: Më ke kërcënuar me 100 vite burg
02/11 19:58
Top Channel/ BSH: Kujdes pensionet dhe borxhin! Opozita, shqetësimin për ndërtimin
02/11 19:42
Top Channel/ Kadastra, regjistrohet 95% e pronave! 54 milionë dokumente hidhen në sistem
02/11 19:37
Top Channel/ “Delego pushtetin te Arbër Hajdari”! Veliaj akuzon Ramën nga burgu. Gogu përgënjeshtron
02/11 19:36
Top Channel/ Zjarr i frikshëm në Shkodër, merr flakë bari në katin e 11 të një pallati
02/11 17:02
Top News – Kujdes nga ‘Smishing’. Policia paralajmëron për mashtrimin në emër të bankave
02/11 16:15
Top Channel/ Lamtumira për Bashkim Zenelin. Homazhe diplomatit, e bija përlot me fjalët për të atin
02/11 16:12
Top Channel/ “Vëllai i Madh” pushton teatrin, kryevepra e Orwell ngre pyetje për Shqipërinë e sotme
02/11 16:06
Top Channel/ ‘Me vjen keq’, Ministrja humbet fillin e fjalimit para kryeministrit, Rama: Në fund…
02/11 16:03