Reshjet e shumta të shiut kanë rikthyer edhe një herë problematikën e përmbytjeve në rrugët e qytetit të Durrësit. Mbrëmjen e së dielës, të gjitha akset kryesore në qytetin bregdetar janë mbushur me ujë duke vështirësuar së tepërmi lëvizjen e mjeteve dhe të këmbësorëve.