Kurrgjâ në mos kjosh i zoti me bâ, rrno vetëm për me tregue. A e kupton shka due me t’thanë? Mbaruen të tjerët, mbarojmë na, mbaron edhe ti: të gjithë shkojmë si qeni në rrush po nuk kje dikush me kallxue se si kje puna. Kush të teprojë le të kallxojë! Nuk duhet të mbarojmë për nesër e për shekujt e ardhshëm. Un jam sot për sot Superjor: po të jap urdhën: ik, rrno! Vetëm për me tregue! – E un rrnova… e mora si detyrim… nuk e di a ia kam mrritë!