Sot të dhënat personale të shqiptarëve janë publike. Numri i identifikimit, telefoni, paga, targa e automjetit e deri te përkatësia politike janë shndërruar në konsum të një thashethemnaje masive me pasoja të mëdha… Pas skemës “patronazhisti”, 3 materiale të reja me të dhëna sensitive janë shpërndarë masivisht mes popullatës përmes aplikacioneve telefonike. Një krim i rëndë që cënon të drejtat e njeriut, por zbulon hapur korrupsionin e zyrtarëve, favorizimin për vende pune, dhe evazionin fiskal masiv që ekziston. Cënimi i sigurisë kombëtare, drama sociale dhe konfliktet që rrezikon publikimi i të dhënave personale.