Rritet buxheti për infrastrukturën/ Më shumë fonde sesa për shëndetësinë
21/10/2020 12:18

Pavarësisht se vendi po kalon një emergjencë shëndetësore dhe një krizë të thellë për shkak të pandemisë, ku fondet buxhetore duhet të adresonin nevojat e Covid-19, rritja e tyre edhe për vitin e ardhshëm ka shkuar më shumë për projekte infrastrukturore sesa për shëndetësinë. Sipas projektligjit të buxhetit 2021, buxheti i Ministrisë së Infrastrukturës dhe Energjisë ka arritur në 49.3 miliardë lekë ose 4.2 miliardë lekë më shumë se në vitin 2020, duke e bërë kështu dikasterin me rritjen më të madhe. Pjesa më e madhe e këtyre shpenzimeve të parashikuara për vitin e ardhshëm do të shkojnë për projekte rrugësh. Më konkretisht, parashikohet ndërtimi i aksit rrugor Kardhiq- Delvinë, rehabilitimin e segmentit “Pallati me Shigjeta-Rrethrrotullimi Shqiponja” si dhe ndërtimin e Unazës së Re të Tiranës. Po ashtu, fonde janë parashikuar edhe për nisjen e punimeve për Tunelin e Llogarasë, ndërtimin e By Pass-it të Shkodrës dhe atë të Tepelenës. Nga ana tjetër, duket se pagesat për kontratat koncesionare do t’i rikthehen normalitetit vitin e ardhshëm pas pezullimit të disa prej tyre këtë vit për shkak të pandemisë së koronavirusit. Sipas të dhënave të detajuara, qeveria do të paguajë rreth 14.4 miliardë lekë ose 120 milionë euro në 2021-in. pothuajse dyfish më shumë së në vitin aktual për 13 kontratat koncesionare aktive, ku pjesa më e madhe rreth 4.1 miliardë lekë do të shkojnë për rrugën e Arbrit. Paralelisht, qeveria ka aktivizuar këtë vit edhe 6 kontrata të reja koncesionare ku përfshihen rruga Milot-Fier, Aeroporti i Vlorës, dhënia me koncesion e infrastrukturës së bazës së të dhënave dhe Mbikëqyrjes së Qendrave të Kontrollit Teknik të Mjeteve rrugore, koncesioni i rritjes së sigurisë rrugore, përmirësimi i infrastrukturës dhe shërbimi i infrastrukturës së çelësave publik si dhe përmirësimi i infrastrukturës rekreative në Elbasan që në total arrijnë një vlerë prej 1.7 miliardë euro. Pjesë e investimeve janë edhe aksi Milot-Balldren dhe Porti i Jahteve – By Pass Orikum -Dukat, por nga buxheti nuk do të kalojë asnjë pagesë për to për shkak të formës së kontratës.

Top Channel/ Aktori britanik Russell brand shpallet fajtor për përdhunim
05/11 23:44
Top Channel/ Paraguai në kaos, falimenton banka dhe jep dorëheqjen presidenti
05/11 23:41
Top Channel/ Vendim historik në SHBA, falen 548 të dënuar me vdekje
05/11 23:38
Top Channel/ Humbja në zgjedhje, tension i lartë në kabinetin e trump
05/11 23:35
Top Channel/ “Jemi të përçarë dhe po humbasim besueshmërinë” Meloni kritikon BE-në për Ukrainën
05/11 23:24
Top Channel/ Luftë për pushtet në Izrael, votat arabe mund të rrëzojnë Netanyahun
05/11 23:12
Top Channel/ Melania Trump u dërgon letra personale dy presidentëve në luftë Putinit dhe Zelenskyt
05/11 23:07
Top News-Zgjedhjet në SHBA/Pesë surprizat që tronditën republikanët dhe rikthyen demokratët në skenë
05/11 23:00
Top News- Breshëri të shtënash! Tetë të vrarë, autori nuk kursen as gratë, izolohen tre fshatra
05/11 22:50
Top Channel/ BE investon 525 milionë euro për mikroçipat, synon të sfidojë dominimin aziatik
05/11 22:48
Top Channel/Pesë arsyet pse republikanët pësuan humbje të thellë në zgjedhjet e mesmandatit në SHBA
05/11 22:47
Top News- “Gjeni një avokat”: Nga dosjet Epstein te bizneset, demokratët vënë nën hetim Trumpin
05/11 22:40
Top News- Franca në revoltë: Qindra mijëra protestues pushtojnë rrugët, plas dhuna me policinë
05/11 22:38
Top News-Kush është “Kobra”? Snajperisti që lufton për Rusinë, gjurmët e të cilit të çojnë në Bosnje
05/11 22:35
Top News – Zjarr i fuqishëm në New York. Humbin jetën 6 persona, disa të plagosur
05/11 19:45
Top Channel / Panik në qiejt e Europës për bomba, shumë fluturime u anuluan
05/11 19:43
Top Channel / Protesta e dhunshme në Francë, mbyllet kulla Eiffel
05/11 19:42
Top Channel / Irani kërcënon Europën? Teherani paralajmëron luftë përtej Lindjes së Mesme
05/11 19:18
Top News – Shpërthejnë përleshjet në Francë / Ndërhyn policia në Lion, protesta në gjithë vendin
05/11 15:27
Top News – Hegseth bëhet ‘kokë turku’ / ‘Fajtor’ për humbjen e republikanëve në zgjedhje
05/11 15:21