Gjatë një vëzhgimi në tregjet e Tiranës, çmimi i frutave që përmbajnë vitamine C, si portokalli dhe limoni është rritur ndjeshëm. Një kg limon para shpërthimit të virusit Covid-19 kushtonte 200 lekë ndërsa sot 250-300 lekë, kurse çmimi i portokallit është rritur me 50-70 lekë, kjo në varësi të cilësisë.