“Rrethrrotullimi që vret njerëz”, ekspertët: U ndërtua për të favorizuar një restorant
31/10/2019 19:43

Në rrethrrotullimin e Kolonjës, në rrugën Lushnjë-Fier, tre ditë më parë i ndëpreu jetën dy të rinjve, Jorgest dhe Alteo Shabani, ndërsa la të plagosur Alban Doksanin 16 vjeç. Ky ishte një ndër disa aksidentet me vdekje që kanë ndodhur në këtë rrethrrotullim, duke u kthyer kështu në një njollë të zezë në rrjetin e rrugëve të vendit. Rruga Lushnje Fier, u inagurua në prill të vitit 2009, nga qeveria Berisha. Devijimi i kësaj rruge, nëpërmjet këtij rrethrrotullimi u bë për të favorizuar një biznes, pikërisht lokalin që po shihni në pamje, i cili prej disa vitesh nuk është më funksional. “Devijimi i asaj rrugë është bërë për shkak të atij lokalit që ndodhet aty. Devijimi për mua është një gabim i projektuesit apo ndërtuesit. Ajo mund të ishte zgjidhur më një korsi ngadalësimi për të hyrë në Kolonjë dhe një korsi shpejtimi për qytetarët e Kolonjës për të hyrë në qarkullim dhe nuk ishte nevoja të kishim kaq aksidente”, u shpreh Sulçe. Akutalisht kjo është pamja satelitore e ndërprerjes së kësaj rrugë nëpërmjet rrethrrotullimi të Kolonjës. E gjithë kjo situatë, ashtu siç e shpjegon dhe eksperti, idealisht mund të ishte zgjidhur nëse do të aplikohej një projekt i tillë. “Në këtë mënyrë nuk do të pengohej edhe lëvizja e mjeteve që lëvizin aty, por do të rritej shpejtësia e qarkullimit, pikërisht për t’i shërbyer qëllimit që është ndërtuar kjo rrugë, për t’i shërbyer bregdetit”, u shpreh Sulçe. Ashtu siç mund të shihet edhe nga pamjet, bordurat pranë këtij rrethrrotullimi janë të dëmtuara për shkak të aksidenteve që kanë ndodhur.

Top News- Gjobiten me 500 mijë lekë dy protestues! Tre në pranga, ndëshkohen dhjetëra të tjerë
15/11 11:12
Top News- Gjenden tre automjete të vjedhura, dyshohet se do të përdoreshin për ngjarje kriminale
15/11 10:39
Top News- “Rruga drejt çdo finishi ka sfidat e veta”/ Veliaj mesazh të “koduar” Ramës
15/11 10:39
Top Channel/ Qarkullonte me pushkë dhe 140 fishekë luftarake, arrestohet 17-vjeçari në Tiranë
15/11 10:04
Top Channel/ Vidhnin makina për të kryer krime, policia sekuestron 3 automjete
15/11 09:34
Top Channel/ Mbi 7 orë seancë, lihet në burg drejtori i Spitalit të Fierit
14/11 22:51
Top Channel/ Vdes në aksident “Mjeshtri i Madh”! 3 viktima dhe 5 të plagosur brenda pak orëve
14/11 22:49
Top Channel/ Rama-Spiropalit: U bëre flamingo! Si ja ktheu deputetja (Debati në Asamble)
14/11 22:46
Top Channel/ Gjykata e Fierit lë në burg drejtorin e spitalit Arben Voja dhe dy të tjerë
14/11 21:18
Top Channel/ Viza britanike me mashtrime! BBC zbulon skemën e falsifikimit të talenteve
14/11 19:57
Top Channel/ E shtunë e përgjakshme, 3 viktima e 5 të plagosur në rrugë
14/11 19:49
Top Channel/ Protesta bllokon rrugët.Thirrje e djegie koshash. PD nuk bashkohet
14/11 19:47
Top Channel/ Shqipëria drejt traktatit me BE, Rama: Në vitin 2027 nisim përgatitjet
14/11 19:45
Top Channel/ Rama ndryshon drejtuesit e PS, Demo dhe Koçiu në Tiranë
14/11 19:43
Top Channel/Dy të rinj përpiqen të shembin me forcë një derë te Kryesia e Kuvendit, e godasin me…
14/11 18:57
Top Channel/ Nga mbledhja te Rruga e Durrësit tek djegia e kazanëve, çfarë ndodhi në Protestë dhe…
14/11 18:53
Top Channel/ Protesta në Tiranë, dy djem të vegjël pozojnë mbi një stol në mes të unazës, bllokohet…
14/11 18:11
Top Channel/ Protesta në Tiranë, policia blindon Kryesinë e Kuvendit, protestuesit tentojnë…
14/11 18:04
Top Channel/ Protestuesit thyejnë tabelat në Tiranë, hedhin kapsollë dhe ngjiten mbi…
14/11 17:15
Top Channel/ Protesta në kryeqytet, bllokohet unaza, protestuesit hedhin kapsolla dhe shkatërrojnë…
14/11 17:13