Prej mesnatës edhe Kroacia ka mbyllur kufirin për kalimin e njerëzve. Vetëm shtetasit e vendeve anëtare të BE mund të futen apo të dalin nga ky vend. Të mërkurën ka vdekur nga COVID-19 një person, që është viktima e parë në Kroaci. Ndërsa numri i të infektuarve ka kaluar mbi 100. Popullata është e nervozuar. Blerje masive sheh gjithandej – peshk, miell, artikuj higjienikë nuk mund të gjesh në të gjitha supermarketet, thotë DW.