Kryeqyteti italian Romë ka hyrë përsëri në karantinë të pjesshme me mbylljen e të gjitha dyqaneve jo-esenciale. Kufizimet e koronavirusit po rivendosen në të gjithë Italinë ku qytetarët po detyrohen të qëndrojnë në shtëpi përveç atyre për arsye pune, shëndeti apo justifikime të tjera thelbësore.